Shqipëria zgjeron praninë e saj ushtarake në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare
- Miratohet marrëveshja për pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacionin EUFOR Tchad/RCA
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha veçoi vendimin për miratimin në parim të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BE-së për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të BE-së për menaxhimin e krizave në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qëndroje, të propozuar nga Ministri i Mbrojtjes.
Kryeministri u shpreh se Shqipëria zgjeron në një moment shumë të rëndësishëm për të, praninë praninë e saj ushtarake në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, në një vend me një krizë të thellë dhe me një angazhim të madh ndërkombëtar për zgjidhjen e saj. “Ne do të marrim pjesë me një njësi dhe mendoj se është një vendim shumë i drejtë. Janë zhvilluar negociata prej disa muajsh dhe po ecet drejt konkretizimit të kësaj marrëveshje.”- tha Kryeministri.
Kryeministri theksoi se do të bëhet çdo përpjekje që Shqipëria të jetë e pranishme me forcat e saj të armatosura, aty ku ndodhet NATO-ja apo misione të tjera të BE-së, në shërbim të paqes dhe sigurisë.
Ndër të tjera, gjatë mbledhjes, Kryeministri vuri në dukje se klima e reformave në vend po vazhdon dhe se këto reforma kanë një veprim jashtëzakonisht pozitiv mbi shoqërinë shqiptare.