Dinamo fiton perballe Kastriotit del ne krye
Dinamo konfirmon se eshte nje skuader e ndertuar per te fituar edhe ne kete sezon. Megjithese nuk kishin trajnerin Luis Manuel Blanko ne stol blute nuk jane frenuar as ne transferten e veshtire ne fushen e Kastriotit. Kampionet ne fuqi fituan me rezultatin 2-1 fale golave te Viles dhe Allmuces ndersa ndeshja nuk ka kaluar pa tension ne fushen e lojes. Vendimet e gjyqtarit kryesori Laver Alla mbi te gjitha ne fraksionin e pare te lojes jane kontestuar fuqishem nga lojtaret e skuadres krutane ndersa ne minuten e 24-t loja eshte nderprere per disa minuta pasi tifozet vendas kane goditur me shishe asistentin Rigers Cokaj.
Pasi ka pare Skenderbeun dhe Flamurtarin dy rivalet me te aferta ne klasifikim qe te fitonin jashte fushe Dinamo nuk eshte ndjere nen presion perkundrazi u pergjigj ne te njejten menyre. Fale kualitetit me te larte kryeqytetasit e shnderruan thuajse ne nje formalitet takimin me Kastriotin qe nga ana e tij ishte deshperimisht ne kerkim te pikeve per tiu larguar zones se ftohte. Praktikisht blute e nisen sfiden ne avantazh atyre u kane mjaftuar vetem 13 minuta loje qe te zhbllokonin rezultatin me lojtarin e Kombetares Emilian Vila. Mesfushori durrsak ka shfrytezuar nje vertikalizim perfekt te argjentinasit Martinena dhe me nje diagonale perfekte mposhti portierin Halili duke sigluar rrjeten e katert sezonale. Kastrioti ka reaguar menjehere pas dizavantazhit duke kerkuar te rikthenin baraspeshen. Ne te 23-n vjen momenti i pare i diskutueshem i takimit me vendasit qe pretendojne 11-metersh por gjyqtari Alla nuk ka qene i ketij mendimi. Pak sekonda me pas Arjan Pisha nderhyn fort ndaj mesfushorit Liridon Leci ndersa bilbili nuk shkon me teper se kartoni i verdhe per kapitenin dinamovit. Kjo ka shkaktuar protesta ne fushe dhe tension ne tribuna ndersa faturen e zemerimit te tifozeve krutane e paguan asistenti Rigers Cokaj qe goditet me shishe ne koke nga tifozet vendas duke sjelle me pas edhe nderprerjen e ndeshjes per afro pese minuta. Pas ketij episodi vijerojtesi ka qene ne gjendje te vazhdoje arbitrimin ndersa kryesori Alla rifilloi ndeshjen. Por kontestimet nuk perfunduan me kaq pasi ne te 31-n futbollistet e Kastriotit kane pretenduar nje tjeter 11-metersh gjithsesi serish loja ka vazhduar. Nervozizmi me gjyqtarin eshte pasqyruar te nderhyrjet e Kalarit qe eshte ndeshkuar me dy kartonet e verdhe te njepasnjeshem ne harkun 13 minutave 34 e 47 duke e lene ekipin e tij ne inferioritet numerik. Prej nderprerjeve pjesa e pare e takimit zgjati 51 minuta. Ne fraksionin e dyte Dinamo gjen nje tjeter gol te shpejte. Ne te 54-n Martinena qe me teper sesa sulmues ne kete ndeshje eshte shfaqur si organizator i ka dhuruar nje tjeter pasim te shkelqyer Igli Allmuces qe e dergon topin ne rrjete. Kastrioti ka arritur te shkurtoje shifrat ne te 72-ten me Ivan Babic por rrjeta e tij nuk i ka mjaftuar vendasve qe te marrin rezultat pozitiv. Me kete fitore Dinamo rikthehet e vetme ne krye te Kategorise Superiore ne kuoten e 22 pikeve tri me shume se ndjekesit me te afert Skenderbeu e Flamurtari.