E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROVAT: Pse e regjistroi Metën Prifti dhe pse video është origjinale dhe e patjetërsueshme

Share

Prokuroria arrin të faktojë videon duke përdorur rrethanat e dëshmitë, por rrëzon ekspertizën shqiptare të saj, e cila është vetëm spekulim. Organi i akuzës argumenton se video nuk ka ndërhyrje dhe është origjinale. Prokuroria e përdor videon si provë në pretencë dhe thotë se origjinaliteti i saj dëshmon edhe vërtetësinë e dëshmitarit Dritan Priftit. Lexoni të gjithë argumentet e prokurorisë

Ekspertët shqiptarë do marrin 35 mijë dollarë për punën e bërë për videon Meta- Prifti, e cila nga prokuroria cilësohet si joprofesionale. Në pretencën e përgatitur nga prokurorët thuhet se video është origjinale, përsa kohë që ekspertët nuk kanë provuar të kundërtën.

Në fillimet e pretencës, prokurorët tregojnë se përse Dritan Prifti u detyrua që të regjistrojë kryetarin e LSI, Ilir Meta duke bërë presione për ryshfet. Më pas prokurorët shpjegojnë se si është regjistruar video, se si është ruajtur dhe nuk është prekur aspak nga Dritan Prifti. Prokurorët thonë se kanë të drejtë të përdorin videon si provë për sa kohë që gjykata ua ka dhënë atyre në dispozicion pikërisht për këtë çështje. Prokurorët po ashtu argumentojnë se është diletante mënyra se si ekspertët shqiptarë janë shprehur për videon, pa thënë për asnjë moment se ajo nuk është origjinale, por vetëm duke hedhur aludime aspak shkencore.

Presioni për të regjistruar videon

Në hyrje të pretencës sqarohet se përse Dritan Prifti e regjistroi videon pasi situata u bë e padurueshme.

Në dëshminë e tij, të dhënë përpara gjykatës, shtetasi Dritan Prifti sqaroi arsyet që e shtynë të bënte regjistrimin e bisedës me Ilir Metën duke shpjeguar se: Që nga shkurti i vitit 2010 deri në fund të detyrës sime si ministër nuk mbaj mend ndonjë takim që kam bërë me Ilir Metën, gjatë të cilit nuk është bërë një kërkesë për një favor, për një tender, për një ankand, për një koncesion, për një privatizim, pra u kthye në një marrëdhënie vetëm kërkesash dhe u bë një marrëdhënie shumë stresonte dhe e bezdisshme, sepse unë nuk kisha mundësi që kërkesat e tij të paligjshme ti zbatoja dhe ti realizoja. Në këto kushte unë vendosa që të kisha një provë të kësaj marrëdhënie dhe prandaj kam bërë regjistrimin, të cilin e kanë parë të gjithë shqiptarët të shfaqur mediatikisht në zyrën time. Pas një telefonate që Ilir Meta më bën për tu ankuar për një shkëmbim SMS-je me një person të caktuar, ai më thotë se po vij tek zyra jote, për të biseduar diçka sepse jam për të ikur në aeroport për një rrugë jashtë shtetit. Unë vendosa që këtë bisedë, që do të bëhej në zyrën time, ta regjistroja, për të pasur një provë të marrëdhënieve të mia me zotin Meta, thuhet në pretencë.

Analiza e tablateve telefonike të shtetasit Dritan Priti vërteton këtë rrethanë fati të dëshmuar prej tij, pasi më datën 01.03.2010, në orën 10:59 dhe në orën 13:16, i pandehuri Ilir Meta i ka telefonuar atij. Po ashtu edhe procesverbali i datës 02.05.2011, për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve nga sistemi TIMS, konfirmon faktin e daljes së të pandehurit Ilir Meta jashtë shtetit më datën 01.03.2010, ora 13:57, vijon më tej pretenca.

Videoja pranohet si provë

Prokurorët kanë arritur të vërtetojnë origjinalitetin e videos duke përdorur rrethanat, tabulatet telefonike dhe dëshmitarët. Por ata po ashtu kanë argumentuar se edhe nga pikëpamja teknike, video është e paprekur. Ata thonë se edhe vetë gjykata e ka pranuar videon si provë e vlefshme proceduralisht.

Këtë regjistrim audioviziv, dëshmitari Dritan Prifti e ka kryer nëpërmjet një pajisje joprofesionale të kamufluar në  një orë tavoline dhe e ka shkarkuar menjëherë në laptopin e tij personal, sapo e ka ndërprerë regjistrimin, pasi i pandehuri Ilir Meta është larguar nga zyra e tij. Origjinali i kësaj videoja ndodhet në laptop dhe në USB, të pranuara nga gjykata si prova materiale. Dokumenti video, i ndodhuri në laptop në fajlin e emërtuar c:user Dritan Priftit/PITC 0008.avi… është vlerësuar nga gjykata si provë e vlefshme proceduralisht, me vendimin e ndërmjetëm të datës 11.07.2011, me të cilin ajo ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për papërdoshmëri të videoregjistrimit, thuhet në pretencë.

Për më tepër, prokurorët argumentojnë se mund ta përdorin videon si provë për shkak se ekspertët kanë ofruar një version të videos, të pastruar për tu dëgjuar më mirë.

Ekspertët, në faqen 22 të aktit të ekspertimit janë shprehur se: Teknikisht u krijuan disa kopje, mbi të cilat u aplikua një gamë e gjerë filtrash me karakteristike të ndryshme me disa software profesionalë. Bashkangjitur keni kopjen e filtruar më mirë të sinjalit audio të bisedës Meta- Prifti. Ky akt ekspertimi, i cili i bashkëngjitet si pjesë integrale, kjo CD me kopjen e pastruar të bisedës është pranuar dhe marrë si provë nga gjykata me vendimin e saj të datës 14.11.2011, në të cilin citohet tekstualisht: Të pranohet dhe të administrohet si provë akti i ekspertimit i hartuar nga ekspertët e caktuar nga kjo gjykatë, kjo në faqen 32 të procesverbalit. Ne mendojmë se është një e drejtë e gjykatës që të çmojë nëse do ta dëgjojë atë në sallë publikisht apo do ta dëgjojë në dhomën e këshillit apo nuk do ta dëgjojë fare përmbajtjen e saj, por një vendim i tillë nuk mund të na e heqë ne të drejtën për të përdorur këtë provë në mbështetje të akuzës në konkluzionet tona. Për më tepër që një kopje e aktit të ekspertimit së bashku me CD-në, e cila përmban regjistrimin e bisedës, i janë vënë në dispozicion palëve nga ekspertët sipas urdhërimeve të vetë gjykatës, shprehen prokurorët.

Në video nuk ka pasur ndërhyrje

Prokurorët thonë se ajo çka kanë ofruar prokurorët ka qenë më shumë një spekulim se një argumentim shkencor. Ata thonë se dëgjohet një tik-tak i ndryshëm në video, çka po sipas tyre lë shtigje për interpretime, por nuk fakton ndërhyrjen në video.

Nga tërësia e rrethanave të çështjes, të vërtetuara në rrugë gjyqësore, por edhe nga përmbajtja e aktit të ekspertimit teknik, rezultoi se kjo video ishte origjinale dhe e patjetërsueshme. Kërkesa kryesore e vendimit të gjykatës për kryerjen e ekspertimit teknik ishte: nëse videoja objekt ekspertimi me materialin audioviziv të bisedës mes subjekteve Ilir Meta e Dritan Prifti, e ndodhur në laptopin provë materiale, ka apo jo ndërhyrje në përmbajtjen e tij video e audio, në kuptimin e fshirjes apo montazhit të këtij regjistrimi dhe nëse po, ku konsistojnë këto ndërhyrje? Ekspertët duke mos gjetur në rrugë shkencore asnjë detaj të fshirjes apo montimit të videos, u shprehën vetëm se: deformimet anormale të kurbës së sinjalit në pikat e mësipërme i çojnë në përfundimin se probabiliteti i ndërhyrjeve të mundshme rezulton të jetë shumë i madh. Në këtë përfundim jo kategorik dhe as shkencore, këta ekspertë arritën vetëm për shkak se sipas tyre në minutën 11:25 konstatohet një spektër gjurmë e ngjashme me një tik-tak (tepër) jo në harmoni me tik-taket e tjerë, në një kohë që siç deklaruan vetë përpara gjykatës në përgjigje të pyetjeve tona tik-taku i tepërt mund të ishte edhe ndonjë zhurmë nga jashtë regjistruesit apo edhe ndonjë defekt i mekanizmit të orës që kamuflonte regjistruesin, duke pranuar kësh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›