Sot vendimi i Gjykates
Sot pritet qe ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Fier te vendoset fati i Keshillit Bashkiak por edhe atij te Qarkut. Pritet qe pasi te djathtet te paraqesin te gjitha provat e tyre per te mbrojtur ligjshmerine e mbledhjes se Keshillit Bashkiak te dates 19 shtator te vitit te kaluar gjykata te jape vendimin perfundimtar. Ne seancen e shkuar te zhvilluar me 26 dhjetor 2011 demokratet kerkuan me shume kohe qe te njiheshin me provat e dorezuara prej ligjoreve te paditeses Donika Jorgaqi e zgjedhur si kryetare e Keshillit te Bashkise Fier me votat e te majteve. Ne kerkese-padine e saj Jorgaqi kerkon pavlefshmerine ligjore te mbledhjes se Keshillit te Bashkise Fier me date 19 shtator prej te djathteve. Ne kete mbledhje u rrezuan te gjitha vendimet e marra ne mbledhjen e 21 korrikut dhe u zgjodh si kryetar i Keshillit te Bashkise se Fierit kandidati i te majteve Vasil Ndreko. Por vendimi i sotem nuk do te vendose vetem fatin e Keshillit Bashkiak por edhe te atij te qarkut. Kjo pasi me vendimet e prodhuara ne mbledhjen e keshillit te 19 shtatorit te vitit te kaluar u ndryshuan edhe perfaqesuesit per ne Keshillin e Qarkut te Fierit. Nese keto vendime do te shpallen si jo te ligjshme atehere do te rrezohen edhe votat e rikuperuara prej te djathtes per ne Keshillin e Qarkut. Gjithashtu me pas pritet te perdoret si precedent per procese te tjera gjyqesore ku te majtet kerkojne pavlefshmerine e 14 anetareve te Keshillit te Qarkut Fier te zgjedhur gjate rikonstituimeve te kryera ne muajt e fundit te vitit te kaluar. Ndersa ne te kundert nese mbledhja e Keshillit Bashkiak e 19 shtatorit do te cilesohet si e ligjshme atehere legjitimohet edhe mbledhja e Keshillit te Qarkut e zhvilluar me 16 nentor.