E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi nje ndermarrje e deshtuar e qeverise

Minoriteti grek Omonia e percare ne diten e festes Dule dhe Bollano festojne pa Tavon dhe Kseren

Omonia organizata me e madhe qe bashkon greket e Shqiperise ka shkuar e percare ne diten e 21-vjetorit te themelimit te saj. Kreret e saj te njohur Vangjel Dule dhe Vasil Bollano kane festuar pa deputetet e minoritetit etnik grek te Parlamentit shqiptar Vangjel Tavon dhe Spiro Kseren. Festimet jane kremtuar dje ne fshatin e Dervician qe eshte edhe qendra me e madhe e banimit e komunitetit grek ne rajonin jugor te vendit. Me dhjetera anetare te kesaj organizate te ardhur nga fshatra dhe qytete te ndryshme te Shqiperise jane tubuar ne nje salle te pandricuar nga energjia elektrike. Kreu i Omonias himarjoti Vasil Bollano ka celur kete takim duke paraqitur fillimisht nje pasqyre te ecurise se organizates nga themelimi deri ne kete 21- vjetor te veprimtarise se saj ne mbrojtje te interesave te komunitetit grek ne Shqiperi. Ai eshte shprehur ne lidhje me perpjekjet e Omonias per te mbeshtetur procesin e censusit te regjistrimit te prones dhe popullsise me vetedeklarim proces qe sipas tij degjeneroi dhe ne vend qe te zgjidhte problemet ai krijoi probleme te tjera per minoritetin grek.

Nderkohe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule ne deklarimin e tij eshte ndalur ne dy probleme ne mungesen e energjise elektrike ne sallen ku po zhvillohej aktiviteti dhe ne ate klime qe ai e konsideroi si hapa mbrapa ne respektimin e standardeve europiane te minoriteteve. Mungesa e energjise elektrike eshte nje problem qe ka vazhduar prej 15 ditesh ne fshatrat dhe komunat e ketij minoriteti ndonese per sa i perket pagesave per energjine elektrike te konsumuar minoritetit grek eshte nga komunitetet me korrekte ne Shqiperi - tha Dule. Nderkohe duke pershkruar rrugen e organizates qysh nga themelimi Dule ka pohuar gjithashtu se nga viti 2011 e mbrapa jane shenuar hapa mbrapa ne drejtim te respektimit te te drejtave te minoriteteve ne pergjithesi dhe ne vecanti ndaj minoritetit etnik grek. Kjo situate regresive sipas tij lidhet se pari me ate qe Dule e cilesoi si procesi i deformuar dhe i deshtuar i censusit. Sipas tij censusi ishte nje proces jashte standardeve dhe u kthye ne nje ndermarrje dhe iniciative tejet te deshtuar te qeverise. Sikurse ne kishim paralajmeruar censusi ne vend te zgjidhte problemet qe ekzistonin lidhur me respektimin e te drejtave te minoriteteve degjeneroi dhe krijoi probleme te tjera mandej duke komplikuar me shume ato ekzistueset. Nuk mund te spekulojme dhe te ngreme lojera per perfitime partiake mbi ceshtje te tilla sic jane ato te respektimit te te drejtave te njeriut dhe te drejtave te minoriteteve - theksoi Dule. Ne lidhje me censusin ai ka pohuar gjithashtu se gabimet ishin te dyanshme si ne menyren se si u veprua dhe procedua ne praktike per regjistrimin e popullsise ashtu edhe ne marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese per heqjen e termit kombesi nga ligji per gjendjen civile. Sa i perket klimes brenda organizates dhe mungeses se deputeteve minoritare Vangjel Tavo dhe Spiro Ksera disa prej themeluesve dhe figurave te njohura te minoritetit kane kembengulur per te bashkuar te gjitha rrymat rreth Omonias dhe per ti dhene fund percarjes. Per te marre pjese dhe per te pershendetur Omonian ne kete dite te vecante ne keto festime ishin te pranishem edhe te derguar nga dy forcat kryesore politike ne Greqi Pasoku dhe Demokracia e Re. Nje pershendetje e vecante iu eshte drejtuar te pranishmeve edhe nga konsulli i ri grek ne Gjirokaster Nikollas Kotrokois i cili percolli mesazhin e urimit te presidentit te Greqise Karolios Papulias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›