PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT TOPI ME RASTIN E FESTËS SË PAVARËSISË DHE DITËS SË FLAMURIT

28 nëntor 2011
E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,
I nderuar zoti Kryeministër,
Të nderuar anëtarë të qeverisë,
Të nderuar deputetë,
Shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik,
Të dashur bashkatdhetarë,
Zonja e zotërinj,
Është kënaqësi e veçantë të festojmë sonte së bashku 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, ngjarjen më të madhe historike të shtetit dhe kombit shqiptar. Çdo përvjetor ka rëndësinë e tij, por sonte ne hyjmë në vitin e 100-të të shtetit shqiptar, – një vit jubilar me vlera dhe domethënie të veçantë.
Kur etërit tanë themelues një shekull më parë hodhën themelet e shtetit më të ri në Evropë, nuk kishte dilemë se vizioni i tyre ishte ai për një shtet e shoqëri të lirë, të integruar, demokratike dhe evropiane. Ata nuk mund ta parashikonin të ardhmen me kohërat e vështira dhe ditët e gëzuara që kaluan shqiptarët gjatë një shekulli, por ata ditën dhe mundën të parashikonin forcën, energjinë, vullnetin dhe aftësinë e shqiptarëve për të mbijetuar me krenari, dinjitet dhe ndjenjë të lartë kombëtare.
Një plejadë mendimtarësh dhe patriotësh u bashkuan rreth idesë së shtetit të pavarur dhe evropian shqiptar, krijuan institucionet e para shtetërore, miratuan kushtetutën dhe ligjet e para, aplikuan për herë të parë pluralizmin politik dhe zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare. Këto përpjekje titanike u mishëruan edhe në arritjet pozitive në modernizimin e shtetit dhe shoqërisë shqiptare gjatë periudhës së republikës së parë dhe monarkisë shqiptare.
Historia jonë tragjike dhe fatkeqe gjatë dy luftrave botërore dhe periudhës së gjatë të regjimit totalitar, nuk zbehu, por madhështoi edhe më shumë vlerat, vizionin dhe aspiratat e larta qytetare të brezave të pavarësisë dhe jetësimit shtetëror, të cilët punuan dhe sakrifikuan për Shqipërinë. Shumë prej tyre patën fate tragjike, elitat e më shumë se dy brezave u detyruan të emigrojnë dhe shumë të tjerë e paguan me jetë vizionin e tyre demokratik për Shqipërinë, - por të gjithë ata, me veprat dhe sakrificat e tyre, kanë zënë vend të përjetshëm në memorien tonë kombëtare. Le t’i nderojmë dhe t’i kujtojmë sonte me mirënjohjen dhe respektin më të madh!
Të nderuar pjesëmarrës,
Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti; ajo ka një pozitë gjeografike të admirueshme, një popull të ri në moshë dhe me energji të mëdha, ka potenciale ekonomike e turistike, traditë kulturore dhe lidhje të forta historike me trashëgiminë evropiane, ka aspirata të qarta në ecjen përpara dhe në çdo kohë, sjellje paqësore e bashkëpunimi me të gjithë fqinjët në rajon. Atdheu i Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës nuk mund të kishte destinacion tjetër përveç ribashkimit të plotë me Evropën dhe qytetërimin e saj. Njëzet vjet më parë ëndrra evropiane ishte vetëm aspiratë, sot ajo është realitet. Shqipëria është anëtare në NATO, është një vend me mbështetjen më të lartë qytetare për aspiratat integruese në Bashkimin Evropian dhe një partner serioz i bashkësisë ndërkombëtare në përpjekjet e saj për përhapjen e demokracisë dhe të paqes në rajone të ndryshme të botës.
Referuar aktualitetit politik, gjatë këtij viti u shënua progres, sidomos në rritjen e angazhimit dhe pjesëmarrjes qytetare e civile në proces zgjedhor dhe në debatet publike. Krahas tyre, u harxhuan energji të pafundme në një debat politik joproduktiv, duke vendosur pa të drejtë, axhenda paralele partiake mbi ato publike e kombëtare. Ditët dhe javët e fundit politika është kthyer përsëri në institucione dhe në tryezën e dialogut. Shpresa dhe inkurajimi im, ashtu si e shumicës qytetare në këtë vend, është që arsyeja dhe përgjegjësia të dominojë mbi çdo interes tjetër politik, për t’i dhënë shoqërisë dhe shtetit shqiptar, pa vonesë dhe me cilësinë e duhur, reformat, klimën dhe rezultatet e duhura, që sigurojnë standardet e integrimit në Bashkimin Evropian.
Sot ne nisim festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe ky është një rast i mirë për të bërë brenda nesh një bilanc politik, për të mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe për të fituar kthjelltësinë e duhur për ecje më të shpejtë përpara. Natyrisht 100-vjetori jubilar do të marrë të gjithë vëmendjen, nderimin dhe angazhimin tonë, për t’u shënuar me madhështinë që meriton. Përvjetorë të tillë mund të shoqërohen me projekte të shumta politike e qytetare apo me rivlerësime historike. Unë besoj se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë shtetit shqiptar në 100-vjetorin e tij është të punojnë me të gjitha energjitë për ta përsosur modelin shtetëror drejt atij niveli për të cilin janë sakrifikuar themeluesit dhe më shumë se pesë breza gjatë një shekulli.
Nuk ka nderim më të madh sesa në vitin shekullor, Shqipëria të marrë ftesën e anëtarësimit për në BE, sesa të jetësojmë e forcojmë demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës, sesa të konsolidojmë shtyllat themelore të shtetit: - institucionet e pavarura kushtetuese, sistemin funksional të drejtësisë, modelin e qeverisjes së mirë, të ndershme e transparente, si dhe misionin social të shtetit. Kam bindjen se ne kemi fuqinë, forcën dhe të gjithë mundësitë për t’ia arritur këtij qëllimi, - si përgjegjësi e jonë përpara interesave madhore të vendit, por edhe si një kthim borxhi që politika u ka qytetarëve.
Zonja e zotërinj,
Shumë prej arritjeve tona historike nuk do të mund të ishin të tilla pa ndihmën e jashtëzakonshme të dhënë nga shtete mike dhe institucione ndërkombëtare. Në ditët e para të shtetit të ri, në periudhën e krijimit të institicioneve të para, gjatë luftës për çlirim, por edhe në lëvizjet tona të para për demokraci dhe integrim, kemi gjetur mbështetje të plotë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera mike në Bashkimin Evropian. Në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë gjej rastin t’i falenderoj ata publikisht, dhe njëherësh, t’u konfirmoj vendosmërinë e Shqipërisë për të përmbushur në çdo kohë angazhimet e marra ndërkombëtare dhe për të mbetur një vend partner me kontribut sado modest në sfidat tona të përbashkëta.
Gjej rastin gjithashtu që në këtë 28 Nëntor të përshëndes dhe të uroj përzemërsisht për Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë, të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo që ata ndodhen në Evropë, në SHBA dhe në botë. Në veçanti, dëshiroj t’u dërgoj përshëndetjet dhe urimet e veçanta ushtarakëve tanë, pjesë e misioneve paqësore në disa rajone të botës!
Duke besuar fort tek një e ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, tek forcat dhe energjitë tona drejt integrimit të plotë evropian, tek vitaliteti dhe përgjegjësia për të punuar çdo ditë për begatinë, mirëqënien dhe pavarësinë demokratike të individit, familjes dhe të shoqërisë, tek vizioni e përkushtimi për të forcuar klimën e miqësisë, bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal, kam kënaqësinë t’u drejtohem të gjithë të pranishmëve dhe përmes jush, të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen:
Gëzuar Festën tonë Kombëtare!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe të Flamurit!
Nderim për Ditën e Çlirimit!
Zoti i bekoftë dhe e ndriçoftë rrugën e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Gëzuar!