Presidenti Topi viziton Panairin e XVIII-të Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group” 2011

30 nëntor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në mesditë një vizitë në Panairin e XVIII-të Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group” 2011. Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, u prit nga drejtuesi i “Klik Ekspo Group”, Luan Muhametaj, dhe organizues të tjerë të Panairit, të cilët e njohën me produktet e rreth 400 sipërmarrësve nga më shumë se 20 vende të botës, të ekspozuara në stendat dhe pavionet e vendosura në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Pasi u njoh nga afër me prodhimet industriale, bujqësore, ushqimore, mjekësore, të ndërtimit e të teknologjive më të fundit, Presidenti Topi bashkëbisedoi njëkohësisht me investuesit e ndryshëm për arritjet e bizneseve të tyre, duke vlerësuar punën e madhe, përpjekjet dhe iniciativat e rëndësishme të firmave të ndryshme shqiptare e të huaja, e veçanërisht të sipërmarrësve shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia, por dhe nga vende të tjera të Ballkanit.
Në fund të kësaj vizite, Presidenti Topi iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme, duke theksuar: “Pata rastin, para se të hapej ky Panair, të takoja një grup biznesmenësh nga vende të rajonit, por edhe nga Italia, që i dhanë jetë këtij Panairi. Çdo vit duket më mirë, duket me më shumë pavione, me më shumë materiale, me më shumë aktivitete. Dhe më vjen mirë që vëmendja, edhe në këtë kohë të paqartë situatash financiare në botë dhe në rajon, do të thoja që tërheqja e investitorëve për të prezantuar aktivitetet e tyre, dhe mbi të gjitha, ajo që unë dëgjova prej tyre që ka kërkesa, tregon që gjërat nuk shkojnë keq. Uroj që ky të pasohet dhe nga aktivitete të tjera të këtij lloji! Dhe jam i bindur që çdo vit do jetë më mirë! Kam bindje!
Gazetarja: Zoti President, sot mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore. Është dita e parë e punës. Mendoni se këtë herë do ta përmbyllë ndryshimin e Kodit brenda afateve dhe a është kjo zgjidhja përfundimtare e krizës politike? Dhe a e shikoni si një sinjal të mirë për bashkëpunim?
Presidenti Topi: Natyrisht që unë e shikoj si një sinjal shumë të mirë, sepse nga deklaratat tani, njerëzit janë në punë praktikisht, dhe aty ku konkretizohet puna, është pikërisht Komisioni. Unë shpresoj që, ndryshe nga herët e tjera, ky Komision t’i përfundojë punët në kohë, sepse janë eksperienca jo fort të këndshme nga e kaluara që, Kodi Zgjedhor miratohet përgjithësisht ditën e fundit. Duke miratuar në kohë, pastaj palët do ta kenë më të thjeshtë për t’u njohur edhe me infrastrukturën zgjedhore. Dhe zgjedhjet nuk janë thjesht për partitë politike. Zgjedhjet janë në radhë të parë për popullin, i cili dëshiron të njihet edhe me ligjin, edhe me infrastrukturën, të ambientohet me të, dhe më së fundi, të kemi mundësi që të shkojmë në zgjedhje që, shpresoj që të mos kontestohen më. Unë besoj që është një moment i mirë i fillimit të kësaj pune të rëndësishme. U uroj vetëm suksese! U uroj që të kenë në themel të punës së tyre, jo emocione politike dhe pozicione partiake! Por të dalin me një Kod që do të jetë në standardet evropiane! U uroj vetëm punë të mbarë!
Gazetarja: Zoti President, edhe një pyetje të fundit. Sot ka ndodhur vdekja e Leka Zogut. A keni një koment në lidhje me këtë?
Presidenti Topi: Sigurisht, e prita lajmin me hidhërim, me keqardhje. Padyshim që i jap ngushëllimet më të sinqerta familjes mbretërore. Natyrisht, humbja e pretendentit për fronin, është një humbje për familjen, dhe padyshim jeta e tij nuk ka qenë shumë e lehtë. Ju e dini, ka kaluar nëpërmjet shumë peripecish, por ne e kujtojmë Leka Zogun si një atdhetar që gjatë periudhës së komunizmit bëri shumë për ta luftuar atë sistem, dhe gjatë periudhës së tranzicionit bëri shumë që të ndihej njëri prej atyre që krenohet për vlerat kombëtare. Edhe njëherë, ngushëllimet më të sinqerta për familjen!”