Presidenti Topi feston Ditën e Pavarësisë në qytetin e Vlorës

28 nëntor 2011
Vlorë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte sot paradite në qytetin e Vlorës, për të përkujtuar e festuar së bashku me qytetarët e saj, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. I shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, Kreu i Shtetit u prit në “Sheshin e Flamurit” një atmosferë festive nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, Prefekti i Vlorës, Eduard Veçani, deputetë, udhëheqës të bashkësive fetare, si dhe nga shumë banorë vlonjatë dhe nga mbarë trevat shqiptare, të cilët kishin dalë për ta pritur e përshëndetur në rrugët kryesore të qytetit bregdetar.
Ceremonia zyrtare e kremtimit të kësaj dite të shënuar, nisi me homazhet dhe vendosjen e një kurore me lule nga Kreu i Shtetit shqiptar në varrin e Ismail Qemalit. Më tej, të gjithë të pranishmit nderuan Flamurin gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar nga Banda Frymore e qytetit.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duke marrë fjalën me këtë rast para Monumentit të Pavarësisë, mes brohorimave të thirrjeve entuziaste të të pranishmëve, shprehu kënaqësinë dhe nderin e madh që këtë ditë të shenjtë të historisë sonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë, po e feston mes qytetarëve vlonjatë, duke theksuar se: “Dëshiroj sot në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë ditë historike, nga ky qytet historik të dërgoj përshendetjet më të zjarrta për çdo shqiptar të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, kudo në diasporë, kudo ku jetojnë shqiptarë për të festuar së bashku këtë ditë të madhe të historisë moderne të kombit shqiptar! Vlora dhe Pavarësia, Vlora dhe liria, Vlora dhe shtet-formimi, Vlora dhe Ismail Qemali janë binomet, mbi të cilat vetëdija dhe krenaria jonë kombëtare në epokën e modernitetit bëhen lëndë shpirtërore e fuqi morale për një të ardhme më të mirë”.
Presidenti Topi vijoi më tej duke nënvizuar: “Historia me faktet e saj na bën të pohojmë njëzëri, sot, në këtë vend dhe ditë të bekuar se ju keni qenë gjithmonë mburojë e shqiptarisë, mburojë e Atdheut dhe këtë e keni bërë me pushkë, e keni bërë me pendë e keni bërë me mendje, e keni bërë edhe me këngën labe. Historia ju bekoi të luani rolin e rojtarëve të fateve të Atdheut!”
Duke vlerësuar e nderuar figurën e papërsëritshme të Ismail Qemalit, “Atit të Kombit, pagëzuesit të përjetshëm të kësaj dite”, atij “që realizoi ëndrrën duke i dhënë jetë projektit më të madh të shqiptarëve të të gjithë kohërave, Shqipërisë së pavarur”, Presidenti Topi vuri në dukje se “Ismail Qemali nuk është vetëm protagonisti i historisë së lavdishme të trevës suaj dhe kombit tonë njëkohësisht, por dhe modeli i pavdekshëm i urtësisë, i atdhedashurisë, i sakrificave dhe vendimeve shtetformuese, që për shoqërinë dhe klasën politike shqiptare sot mbetet një mësim i madh që duhet nxënë!”
Në respekt të sakrificave të rilindësve e luftëtarëve në shekuj, përpjekjeve dhe qëndresave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe përparim, Presidenti Topi risolli në vëmendje në fjalën e tij, një ditë tjetër të shënuar për të gjithë shqiptarët, ditën e Pavarësinë e Kosovës, 17 Shkurtin 2008, duke theksuar se “tashmë dy shtetet shqiptare, sovrane e demokratike, janë shndërruar denjësisht në faktorë paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon e më gjerë, duke iu afruar 100-vjetorit të Pavarësisë me arritje të qarta në çështjen kombëtare, në proceset integruese dhe në standardet demokratike”.
Në fund të fjalës përshëndetëse, Presidenti Topi shprehu edhe mesazhet e rëndësishme të kësaj dite dhe që vazhdojnë të mbeten gjithnjë aktuale: “Të gjithë ne, pa përjashtim, brezat e rinj, fëmijët tanë, nxënësit dhe studentët duhet të edukohen intelektualisht me parime të drejta historike, të çliruara nga shtrembërimet apo interesat e çastit, sepse historia gjithmonë konfirmohet si një mësim i pandryshueshëm e i gdhendur përjetësisht në kujtesën dhe ndërgjegjen e një kombi!
Të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të ndërgjegjshëm se Pavarësia e Shqipërisë, në ato rrethana historike, - nënvizoi Kryetari i Shtetit, - u realizua nëpërmjet luftërave dhe përpjekjeve të mëdha e të gjithanshme, por ajo u mundësua sidomos nga idealizmi, toleranca, dashuria dhe vetëmohimi për këtë truall. Duke marrë shembull nga akti, nga vepra dhe nga modeli që rilindësit dhe atdhetarët tanë krijuan duke na i lënë si trashëgimi të vyer, gjithsecili prej nesh dhe mbi të gjitha udhëheqësit, duhet të punojnë me mish e me shpirt, pa u kursyer që të realizojë dëshirën për ta bërë Shqipërinë më të mirë e më të begatë për ne dhe fëmijët tanë, për sot, për nesër e përgjithmonë”.
Ceremonia zyrtare e festimit të 99-vjetorit të Pavarësisë u mbyll me një vizitë të veçantë të Presidentit Topi në familjen e atdhetarit të shquar vlonjat, Abaz Mezini, kur Kreu i Shtetit vlerësoi jetën dhe veprën e tij në shërbim të atdheut dhe çështjes kombëtare si dhe me një ndalesë në Muzeun e Pavarësisë Kombëtare.
* * *
Urimin për këtë ditë të shënuar, Presidenti Topi e shprehu edhe para përfaqësuesve të shumtë të mediave para Muzeut të Pavarësisë Kombëtare.
Presidenti Topi:Së pari, dëshiroj në këtë ditë të mrekullueshme, t’i uroj të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, kudo në diasporë, për Festën e Flamurit, për Festën e Pavarësisë Kombëtare, këtë ditë të shënuar, e cila ndërroi historinë në kahun pozitiv! Kjo është një ditë e madhe për të gjithë dhe mesazhi më i mirë që vjen në këtë ditë është që ta festojmë së bashku, të forcojmë sa më shumë lidhjet midis nesh, sepse veprat e mira për kombin bëhen duke bashkërenduar, duke bashkëvepruar, duke bashkuar fuqitë. Fuqitë, së pari intelektuale, mendore, pastaj edhe fizike, që të gjitha energjitë që populli shqiptar, kudo ku ai jeton i ka dhe i ka vendosur gjithmonë në shërbim të kombit. Gëzuar edhe ju! Gëzuar të gjithëve!
Gazetarja: Zoti President, do të jeni sot në “Varrezat e Dëshmorëve?
Presidenti Topi: Unë, në të njëjtën kohë kam bërë veprimin institucional. Kam dërguar këshilltarët e mi për të vendosur kurorën, por në të njëjtën kohë erdha për të respektuar edhe Vlorën. Pra, detyrimet institucionale janë përmbushur. Ju falemnderit!