PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT TOPI NË PRITJEN E VITIT TË RI 2011 ME TRUPIN DIPLOMATIK

20 janar 2011
I nderuar zoti Ministër i Punëve të Jashtme,
I nderuar Dekan i Trupit Diplomatik,
Shkëlqesi Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik,
Të nderuar deputetë,
Zonja dhe zotërinj,
Ndihem shumë i lumtur që me rastin e kësaj pritjeje tradicionale të Vitit të Ri t’ju takoj sërish dhe të shkëmbej urimet më të mira me ju, për familjet tuaja dhe vendet që përfaqësoni në Shqipëri!
Duke përfituar nga ky fillimviti, dëshiroj që nëpërmjet jush të falenderoj Kryetarët e Shteteve që ju përfaqësoni, miqtë dhe dashamirësit e Shqipërisë si dhe drejtuesit e organizatave ndërkombëtare për urimet dhe mesazhet e përzemërta që më kanë ardhur me rastin e ditës së gëzueshme të ndërrimit të viteve!
Natyrisht që me nisjen e këtij Viti të Ri, nuk mund të mos risjellim në vëmendje ngjarjet më të rëndësishme dhe momentet më të veçanta që shënuan politikën e jashtme të Shqipërisë përgjatë vitit që mbyllëm, në përmbushjen e objektivave dhe angazhimeve tona në marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjelltë me aleatët, vendet mike dhe organizatat ndërkombëtare.
Shqipëria shënoi gjatë vitit që kaloi një sukses historik me liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, të cilët pas shumë dekadash arritën të përmbushin aspiratën e tyre të lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian dhe të fitimit të njërës prej të drejtave themelore të njeriut – mundësisë së lëvizjes së lirë dhe pa barriera, natyrisht duke respektuar të gjitha rregullat dhe afatet kohore të qëndrimit në zonën Shengen. Kjo është meritë e mbarë popullit shqiptar si dhe të gjitha institucioneve të vendit tone. Ne urojmë që e njëjta gjë të ndodhë sa më shpejt edhe me qytetarët e Kosovës, në mënyrë që shteti më i ri evropian të mos mbesë një njollë e zezë në hartën e rajonit duke çliruar edhe psikologjikisht popujt tanë nga traumat e të kaluarës së trazuar!
Gjithashtu gjatë vitit 2010, Shqipëria vazhdoi të përmbushte me sukses të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet e saj si një anëtare e denjë dhe besnike e Aleancës më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë – e NATO-s. Pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse dhe kontributi efektiv dhe profesional që Forcat tona të Armatosura vazhdojnë të japin në Afganistan, kanë dhënë frytet e veta jo vetëm në përpjekjet për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në atë vend, por kanë ofruar edhe një përvojë të vyer, që shërben për modernizimin dhe rritjen e mëtejshme profesionale të ushtarakëve tanë.
Në kuadrin e politikës së fqinjësisë së mirë, do ta konsideroja me rëndësi rritjen e dimensionit të dialogut politik dhe shkëmbimeve ekonomike e njerëzore me të gjitha vendet e rajonit ballkanik pa përjashtim, jo vetëm për të forcuar stabilitetin rajonal, por edhe për të tërhequr e rritur investimet në një treg që numëron afërsisht pesëdhjetëdhjetë milionë banorë.
Në këtë drejtim shteti shqiptar do t’i kushtojë akoma edhe më tepër vëmendje një fryme të re të dialogut politik e diplomatik me Serbinë, për t’i shërbyer jo vetëm interesave reciproke të vendeve tona, por edhe për t’i shërbyer integrimit të shtetit sovran e multi-etnik të Kosovës në realitetet e reja gjeo-politike dhe ekonomike të rajonit tonë – rajon, i cili e ka projektuar të ardhmen e tij në familjen euro-atlantike.
Të dashur miq,
Unë dëshiroj të besoj se viti 2011 do të shënojë edhe një hap tjetër të rëndësishëm e vendimtar në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për të arritur suksesin e radhës përsa i përket fitimit të statusit të vendit kandidat, duke shkurtuar kështu gjithnjë e më shumë rrugëtimin tonë integrues në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se asgjë nuk do të na dhurohet pa e merituar plotësisht, prandaj përvoja e fituar nga procesi i plotësimit dhe dorëzimit të pyetësorit si dhe paraqitja e kërkesës për statusit të vendit kandidat do të na vlejë që të korrigjojmë të metat, të përmbushin kushtet dhe të vemë gjithçka në shërbim të realizimit të kësaj aspirate madhore të popullit tonë, duke lënë mënjanë interesat e vogla partiake dhe duke u udhëhequr gjithmonë nga e synimi dhe e mira e përgjithshme. Paqja afatgjatë, respektimi i të drejtave të njeriut, standardet e larta e të konsoliduara të demokracisë, shteti i fortë i së drejtës – themelet dhe vlerat e Evropës së sotme të Bashkuar – këto janë edhe disa prej objektivave dhe vlerave, të cilave ne synojmë t’u bashkangjitemi me përkushtim dhe dinjitet.
Shkëlqesi ambasadorë,
Edhe gjatë vitit të kaluar, në saje të hapave të matur, por të rëndësishëm integrues dhe të politikës së jashtme rajonale, Shqipëria e udhëhequr nga vullneti dhe dëshira e sinqertë i ka forcuar dhe pasuruar marrëdhëniet e saj dypalëshe me vendet aleate dhe mike, pavarësisht distancave gjeografike, pa lënë pas dore edhe zhvillimin harmonik të marrëdhënieve shumëpalëshe në kuadër të nismave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Duke përfituar nga ky rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen, ndihmën dhe këshillat e vyera që vendet e përfaqësuara nga ju i kanë dhënë vendit dhe popullit tim edhe gjatë vitit që kaloi duke na ndihmuar që të kuptojmë sa më lehtë mangësitë tona e të kapërcejmë me sa më pak dhimbje vështirësitë dhe fatkeqësitë natyrore, me të cilat na është dashur të përballemi!
Politika e jashtme e Shqipërisë dhe e përfaqësuesve të saj, të cilët kanë përvetësuar aftësi bashkëkohore dhe një përvojë të pasur e të vlerësueshme, do të vërtetojë edhe gjatë vitit 2011 vizionin dhe qëndrueshmërinë e saj për zhvillimin e marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, me vendet aleate e mike anembanë botës, me vendet e rajonit të Ballkanit, veçanërisht me Kosovën, së cilës do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetjen tonë të palëkundur për njohjen e saj të mëtejshme ndërkombëtare.
Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë,
Përgjatë gjithë vitit që sapo lamë pas, na ka shoqëruar një keqardhje jo e vogël përsa i përket klimës politike në Shqipëri. Mungesa e dialogut, debati politik i tensionuar, mosmiratimi i disa ligjeve të rëndësishme për shkak të mosgjetjes së konsensusit – të gjitha këto kanë sjellë jo pak vështirësi në jetën institucionale të vendit.
Është e rëndësishme që politika të zhvillohet në një mjedis ku standardet demokratike të jenë kryefjalë e çdo lloj komunikimi, që ndjeshmëria për problemet jetike, me të cilat përballet shoqëria shqiptare të jenë temat kryesore të debatit dhe rrugët e zgjidhjeve dhe alternativat politike të dominojnë interesin publik. Politika institucionale e ka detyrim parësor të kthejë sa më shpejt dimensionet demokratike në komunikim dhe vendimmarrje.
Unë mbetem me shpresë dhe besim për një frymë komunikimi që do të mundësojë e garantojë një klimë të qetë parazgjedhore dhe administrim të ndershëm e të paanshëm të zgjedhjeve të 8 majit të këtij viti, për të rikthyer frymën e bashkëpunimit korrekt institucional midis qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor, mungesa e të cilit ka sjellë në disa raste një pamjaftueshmëri të dukshme në realizimin e projekteve të përbashkëta – ku më i dëmtuari rezulton interesi qytetar.
Në çdo moment, edhe në këto çaste që ne po flasim, forcat politike, individët politikë, edhe në ato momente kur tensioni politik konsiderohet mjaft i lartë, edhe atëherë kur ndjeshmëria qytetare është prapë e lartë, të gjithë aktorët e rëndësishëm politikë, aktorët institucionalë duhet të gjejnë maturinë, duhet të gjejnë qetësinë! Duhet të gjejnë ekuilibrin që të rivendosin dialogun politik, sepse interesat e Shqipërisë sikurse e kanë thënë edhe rilindasit tanë, janë mbi të gjitha, mbi interesat e vogla, mbi interesat meskine! Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm! Është i rëndësishëm jo vetëm në një ditë. Bashkëpunimi midis tyre për interesat e popullit është i rëndësishëm në çdo çast dhe në çdo ditë të vitit.
Kjo përgjegjësi rritet akoma edhe më shumë kur ne mendojmë që na është dashur një rrugë e gjatë për t’u bërë anëtarë të NATO-s. Kjo përgjegjësi rritet akoma edhe më shumë kur ne jemi projektuar për të shkuar drejt familjes evropiane. Natyrisht në familjen evropiane dëshirojmë të shkojmë të gjithë. Askush më shumë se sa populli shqiptar nuk e ka shprehu këtë, dhe kjo duket në të gjitha sondazhet me një indeks të jashtëzakonshëm, të paparë në vendet e tjera të rajonit.
Kjo e shton përgjegjësinë për të gjithë. Përgjegjësinë për mazhorancën, përgjegjësinë për opozitën, përgjegjësinë për të gjitha institucionet e vendit që të jenë të matur, të jenë civilë, sepse në familjen evropiane do të shkojmë vetëm me këtë status. Duke qenë qytetarë të lirë, të ndershëm, bashkëpunues, konstruktivë për fatet e Shqipërisë.
Duke patur parasysh raportin e vazhdueshëm, të drejtpërdrejtë e miqësor që ka karakterizuar marrëdhëniet tona, dëshiroj t’ju siguroj që edhe gjatë vitit 2011 institucionet e Shqipërisë do të vazhdojnë me shumë përkushtim e seriozitet të konsolidojnë standardet demokratike duke punuar me të gjitha forcat për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar! Unë jam më se i bindur që edhe marrëdhëniet me vendet tuaja do të vazhdojnë të përmirësohen gjithnjë e më shumë duke i shërbyer ndërtimit të një bote sa më të mirë, më të sigurtë e më të begatë për popujt tanë.
Nën këtë frymë, si dhe me shpresën se e ardhmja, për të cilën do të punojmë e përpiqemi të gjithë së bashku, do të jetë akoma edhe më e mirë e më e lumtur, edhe për fëmijët tanë, ju ftoj që t’i bashkangjiteni këtij urimi për një vit sa më të mbarë, sa më të shëndetshëm, sa më të bekuar për ju, për familjet tuaja dhe për shoqëritë që ju përfaqësoni!
Duke ju falënderuar pamasë për bashkëpunimin, dëshiroj t’ju uroj të gjithëve gëzuar Vitin e Ri!