E Shtunë, 31 Tetor 2026

EURO 2012, Çekia mposht Greqinë

Pilar duke festuar shënimin e golit të dytë për Çekinë

Republika Çeke ka arritur të mposhtë Greqinë në ndeshjen e dytë për Grupin A në Euro 2012. Kombëtarja çeke arriti të kaloi në avantazh shumë shpejt.

Në minutën e tretë, Jiraçek arriti të dërgoi topin në rrjetën e portës së Greqisë. Tre minuta më pas ishte Pilar ai që dyfishoi rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat ndërsa në minutë e 53, Gekas arriti të ngushtojë rezultatin. Në minuta e mbetura edhe pse Greqia e kërkoi barazimin loja e saj ishte pa shumë grind dhe fantazi.

Takimi përfundoi 2-1 në favor të Çekisë, të cilët kanë siguruar tre pikët e para ndërsa Greqia mbetet me një pikë të siguruar në takimin hapës së Euro 2012.

Në orën 20:45 do të luhet ndeshja tjetër e këtij grupi mes Rusisë dhe Polonisë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›