E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS 55 firma per komisionin hetimor heq dore nga fletet e votimit



Eljona Ballhysa -Drafti i propozuar dje ne tryezen e partive politike per reformen zgjedhore nga kryetari i Opozites se Bashkuar Edi Rama parashikon hetim te zgjedhjeve te 28 qershorit ne nje afat 4-mujor nepermjet ngritjes se komisionit hetimor parlamentar ku shumicen e anetareve ta kete opozita. Nepermjet ketij drafti PS-ja tregon se ka hequr dore nga kerkesa per hetimin e fleteve te votimit dhe rinumerimin e tyre ndersa kerkon hetimin e te gjitha anomalive te shfaqura para gjate dhe pas procesit te votimit.
Objekti i hetimit
Ne projektin e PS-se parashikohet qe komisioni hetimor te hetoje akuzat dhe dyshimet publike te ngritura nga partite politike si dhe nga vezhguesit vendas dhe nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne fuqi. PS-ja kerkon gjithashtu hetimin e menyres se zbatimit te ligjit nga komisionet e qendrave te votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimin e te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit hetimin e mundesise se votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem si dhe hetimin e rasteve te votimit familjar. Socialistet kerkojne hetimin e pasqyrimit te te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te KQV-ve. Partia socialiste kerkon gjithashtu nepermjet projektit te saj verifikimin e zbatimit te ligjit ne lidhje me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to apo te lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile. Opozita e Bashkuara synon te zbardhe shkeljet e kritereve ligjore ne procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me menyren e kritereve te zbatuara ne caktimin e qendrave te votimit ne ambientet private. Socialistet gjithashtu deshirojne te njihen me menyren e zbatimit te kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 qershor 2009. Ne objektin e hetimit te komisionit parashikohet hetimi i veprimtarise se administrates se KQZ-se lidhur me prokurimin funksionimin perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave. Drafti parashikon gjithashtu hetimin e perdorimit te mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore per presione te ushtruara per largim nga puna. Ne perfundim te draftit socialistet kane propozuar qe komisioni te perbehet nga 15 anetare ndersa kryetari ti perkase Partise Socialiste.

Objekti

Zbatimi i ligjit nga komisionet e qendrave te votimit
Identifikimi i shtetasve ne momentin e votimit
Hetimi i mundesise se votimit me shume se nje here
Hetim i pasqyrimit te te dhenave perkatese ne procesverbal
Verifikimin e zbatimit te ligjit per publikimin e listes se zgjedhesve
Zbardhjen e procedurave te ndjekura per ndarjen e mandateve
Shperndarja e leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike
Hetim i veprimtarise se administrates se KQZ-se

23 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›