Aleatet e PS-se mbeshtesin strategjine e Rames per kushtet ndaj Berishes
Eneida Jacaj- Oferta e Partise Socialiste e paraqitur dje ne tryezen per reformen zgjedhore ka marre edhe miratimin e aleateve te PS-se. Kryesocialisti Rama dje ne mengjes perpara se te zhvillohej tryeza ka biseduar fillimisht me aleatet e tij te cilet e kane mbeshtetur ne vendimin e tij per tu bere pjesemarres ne tryezen e iniciuar nga maxhoranca duke paraqitur strategjine e PS-se. Keshtu opozita duke paraqitur alternativen e saj i ka lene te hapur mundesine maxhorances per te vendosur fillimisht ne berjen e transparences se zgjedhjeve te kaluara dhe me pas te kryhet reforma zgjedhore. Kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka ne nje prononcim per gazeten Albania u shpreh se vendimi i Rames ishte ne kohen e duhur pasi i hoqi kryeministrit Sali Berisha per te spekuluar me Kodin Zgjedhor. Tashme topi mbetet ne porten e Berishes nese reforma do te kryhet para apo pas transparences.
Reforma zgjedhore
Partite e vogla jane me te interesuarat qe reforma zgjedhore te kryhet sa me pare pasi ato u bene vete viktima te Kodit Zgjedhor te hartuar nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Synimi i partive te medha ishte zhdukja nga skena politike e partive te vogla ose ato te shkriheshin nen siglen e partive te medha. Qellimi kryesor i Partise Socialiste ishte zhdukja nga perfaqesimi ne Parlament i Levizjes Socialiste per Integrim vecanerisht te kreut te saj Ilir Meta.
Nese reforma elektorale nuk kryhet partite e vogla si Partia Social Demokrate e Skender Gjinushit Partia Demokristiane e Nard Ndokes Levizja per Zhvillimin Kombetar e Dashamir Shehit Partia Republikane e Fatmir Mediut Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos Partia per Bashkimin e te Drejtave te Njeriut PBDNJ e Vangjel Dules Partia Levizja e Legalitetit Partia e Ballit Kombetar Partia per Drejtesi dhe Unitet Partia per Drejtesi dhe Integrim Partia Ligj dhe Drejtesi etj. nuk do te jene vetem si pjese e historise se pluralizmit pasi nuk mund te mbijetojne me kete Kod Zgjedhor. Keto parti mbeten te shqetesuara per zgjedhjet vendore te cilat do te zhvillohen me 8 maj te 2011-s. Ne keto zgjedhje lokale partite e vogla ose do te shkrihen me dy partite e medha ose do te humbasin cdo njesi vendore qe kane nese nuk kryhet reforma zgjedhore.
Rekomandimet
Edhe arbitri i huaj OSBE/ODIHR-it ka shfaqur rezervat e tij per Kodin Zgjedhor pasi eshte njohur me te. Ne keto kushte OSBE-ja ka dhene 31 sugjerime konkrete te cilat partite duhen ti marrin parasysh edhe gjate propozimeve te tyre per reformen zgjedhore. Sipas rekomandimeve duhet siguruar qe zgjedhesit te dine paraprakisht kandidatet qe mund te zgjidhen si rezultat i mbeshtetjes se tyre te eliminohet perfshirja e partive politike ne perzgjedhjen e gjyqtareve qe shqyrtojne ankimimet zgjedhore te ndryshohen dispozitat ne lidhje me perseritjen e zgjedhjeve ne nje zone zgjedhore per te shprehur qartesisht dhe pa dykuptimshmeri kushtet e nevojshme per perseritje zgjedhjesh. OSBE-ja sugjeron se duhet menduar per perfshirjen e mekanizmave qe mund tu japin zgjedhesve si individe te drejten e ankimit ne rast te shkeljes se te drejtave te tyre zgjedhore. Gjithashtu ne raport theksohet se Kodi Zgjedhor mund te ndryshohet ne menyre qe dispozitat per financim publik te fushatave zgjedhore te mos i japin avantazh disproporcional dhe te padrejte partive parlamentare. Duke iu referuar rekomandimeve Kodi Zgjedhor duhet te ndryshohet me qellim qe te eliminohet cdo lloj mundesie per abuzim apo bllokim te procesit nga partite politike. Vemendje gjithashtu sipas OSBE/ODIHR-it duhet ti kushtohet rregullimit te sistemit aktual te perpilimit te listave te zgjedhesve per grupe te vecanta zgjedhesish ne menyre qe keta zgjedhes te mos perballen me rrezikun e privimit te votes per shkak te mungeses se eficiences apo keqfunksionimit te administrates se institucionit ku ata do te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar.
Konferenca Fisher Partite politike kane lidership me te dhena enveriste
Konferenca nderkombetare Reflektime mbi demokracine dhe shtetin ne Shqiperi ka mbledhur aktore te politikes vendase te shoqerise civile dhe eksperte nderkombetare. Vete tema teper e gjere e konferences mundesoi shpalosjen e reflektimeve dhe analizave te ndryshme mbi fenomenet qe kane karakterizuar tranzicionin post-komunist te Shqiperise. Sjellja e partive dhe e udheheqjes politike shqiptare media shteti transformimet social-ekonomike marredheniet nderkombetare dhe perspektiva europiane e Shqiperise. Konferenca do ti zhvilloje punimet edhe te shtunen. Eksperti per ceshtjet shqiptare Bernd Fisher u shpreh se 20 vjet pluralizem lidershipi politik shqiptar nuk eshte shkeputur nga mentaliteti enverist. Profesori i Indianas njohes i mire i zhvillimeve shqiptare sheh si kercenimin me te madh te zhvillimit te vendit drejtuesit e partive politike ne vend. Partite politike kane lidership me te dhena enveriste. Forcat politike jane te mbyllura ka mungese tolerance dhe me shume sesa ne interes te zhvillimit te vendit dhe shoqerise veprojne si grupe interesi. Kur ato vijne ne pushtet administrata drejtohet nga militantet e tyre cka eshte nje ceshtje e cila ne Shqiperi nuk ka bere pothuaj fare progres. Po ashtu gjuha e politikaneve ne menyren se si i drejtohen njeri-tjetrit tenton te nxite dhune - tha Fisher.
Ish-politikani Sabri Godo gjithashtu eshte i opinionit se demokracia shqiptare eshte dramatike. Ti besh nje analize 20 viteve te shkuara ketij tranzicionit tone qe do ti thosha disi dramatik ku shpeshhere e coi vendin ne buzen e luftes civile nuk eshte nje gje e lehte - tha Godo. Ne konference merrnin pjese disa nga njohesit me te mire te Shqiperise dhe problemeve shqiptare si Bernd Fisher Miranda Vikers Nikolas Pano Gabriel Partosh Misha Gleni Xhejms Petifer Janush Bugajski apo edhe studiues dhe analiste shqiptare si Piro Misha Remzi Lani Albert Rakipi Besnik Mustafaj Veton Surroi Elez Biberaj Fatos Lubonja Rexhep Meidani Sabri Godo etj.
23 Tetor 2010