PS, BOJKOT BASHES DHE MEDIUT
Dy ishin lajmet më kryesore që konkurronin dje nëpër faqet e gazetave. Njëri ishte ai i raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet 28 Qershorit dhe tjetri, ai mbi pezullimin e çështjes së Fatmir Mediut nga një kolegj i Gjykatës së Lartë. Hierarkia e këtyre lajmeve qe kjo: Lajmi mbi raportin për zgjedhjet kishte zënë ballinat kryesore, ndërsa ai mbi çështjen Mediu ishte vendosur disi më në skaje. Një hierarki kjo ndoshta në përputhje me shijet e tregut, por krejt në kundërshtim me rëndësinë që mbartin vetë këto ngjarje. Sepse drejtësia është më e rëndësishme se demokracia dhe se nuk është demokracia që mund të shpëtojë drejtësinë, por vetëm drejtësia që mund të shpëtojë demokracinë.
***
Raportimi i ODIHR-it për cilësinë e zgjedhjeve ka të bëjë me demokracinë, ndërsa ai për çështjen Mediu ka të bëjë me drejtësinë. Pa drejtësinë demokracia degjeneron në demokraturë sikundër po ndodh edhe në Shqipëri. Votimet kanë të bëjnë me barazinë, drejtësia ka të bëjë me lirinë. Dhe demokracia dhe liria nuk shkojnë gjithmonë bashkë. Por kur nuk ka drejtësi jo vetëm që votimet vështirë që të jenë të drejta, por edhe drejtësia për to (përveç një shumë zhurmë për asgjë të politikës) as nuk ka shanse të rivendoset. Votimet kanë të bëjnë me atë se kush do na qeverisi, ndërsa drejtësia ka të bëjë më atë se si do na qeverisin, se sa do të kenë hapësirë qeveritarët të vjedhin dhe të pasurohen edhe mbi jetët, pronën dhe gjakun e qytetarëve, pa ju hyrë ferrë në këmbë nga ligji.
Pra, drejtësia ka të bëjë me çrrënjosjen e atij mekanizmi padrejtësie që është vënë në lëvizje në Shqipëri që nga rënia e komunizmit dhe nuk po ndalet as sot e kësaj dite. Kohët kanë provuar se rotacioni politik nuk e çmonton dot këtë mekanizëm që vetë politika e ka montuar. Dhe kjo, sepse të gjitha forcat politike dhe partitë më të mëdha kanë mbajtur dhe mbajnë të njëjtin qëndrim prej padroni ndaj pushtetit të drejtësisë, duke e konsideruar si skllave të tyre. Pastaj interesat dhe korruptimi i tyre ndër vite e kanë futur klasën politike në një aleancë vitale me padrejtësinë, ndërkohë që liria e drejtësisë i tmerron. Prandaj, pavarësimi i drejtësisë dhe lufta reale kundër krimit dhe korrupsionit nuk mund të vijë (nëse do të vijë ndonjë ditë) nga politika, por nga vetë drejtësia, nga prokurorët (Di Pietrot) dhe gjykatësit e çliruar nga prangat e politikës dhe të korrupsionit. Prandaj, themi se çështja e drejtësisë së lirë dhe të pavarur, kurajoze e të guximshme, është në këto momente për Shqipërinë shumë më e rëndësishme, shumë më përparësore se çështja e rezultatit të votimeve dhe e cilësisë së tyre. Eshtë më thelbësore dhe rrënjësore edhe për vetë cilësinë e votimeve.
***
Opozita politike është sot mishërim i këtij prioriteti të shtrembëruar në zgjedhjen mes demokracisë dhe drejtësisë. Në fakt, ky ka qenë dhe mbetet edhe një prioritet i gabuar edhe i "ndërkombëtarëve". Opozita po shpenzon shumë më tepër energji dhe zhurmë lidhur me votimet në një kohë që reagon minimalisht dhe shumë zbehtë, për sa i takon "çështjes Mediu". Ajo ka bojkotuar Parlamentin, duke vënë kushte për disa "hetime" që jo pak e dinë se nuk do të sillnin asnjë përmirësim thelbësor të gjërave, asnjë përmirësim të sistemit që i bën gjërat të jenë kështu siç janë, ndërkohë që duhet të kishte vënë si kusht moral moshyrjen në Parlament nëse në qeveri futen ministra si Mediu dhe Basha. Kjo do të bënte që opozita socialiste të lante edhe një pjesë të fajit për mosorganizimin e protestave dhe bojkotit menjëherë pas shpërthimit në Gërdec, që hapi një varr të madh masiv dhe rrafshoi shtëpi e fshatra. Duke bojkotuar në emër të moralit politik, PS do t‘i jepte moral një bojkoti, që aktualisht është shterpë dhe zhvillohet me sforco dhe "për kutinë fundit" vetëm për interesa të kryetarit të saj, Edi Rama, i cili kërkon të maskojë me zhurmë e bojkot faktin e hidhur se me egon e tij të verbuar nga etja për pushtet absolut, e udhëhoqi opozitën drejt një disfate të padenjë.
Duke bojkotuar deri në largimin e qytetarëve Mediu dhe Basha nga qeveria, derisa këta të shlyejnë hesapet me drejtësinë, opozita socialiste do t‘u jepte një përgjigje gjithë ‘Pilatëve‘ të politikës, por edhe do të dilte edhe vetë nga pozicioni i Pilatit që "lan duart" me imoralitetin e Kryeministrit. Do t‘i jepte një përgjigje hipokrizisë morale të Kryeministrit Berisha që u përpoq të lante duart duke ia hedhur fajin Partisë Republikane që paska ofruar kandidaturë vetëm "të pikuarin nga qielli të republikanëve shqiptarë" Fatmir Mediu dhe prandaj "nuk kish se ç‘të bënte" veçse të emëronte po Mediun. Do t‘i çirrte Berishës maskën e hipokrizisë për edhe Lulzim Bashën, të cilin nuk ia ka imponuar asnjë aleat apo parti që ta rifusë në qeveri. Duke bojkotuar edhe për Mediun dhe Bashën opozita do t‘i tregonte edhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi, se politika duhet të ketë edhe disa standarde morale dhe se edhe procesi i dekretimit të një qeverie nuk është thjesht hedhje e një firme, se Kushtetuta e Republikës kurrë nuk mund të respektohet duke braktisur moralin.
Duke bojkotuar edhe për Bashën dhe Mediun, opozita do të bënte një përpjekje për të lehtësuar punën e prokurorisë dhe drejtësisë që mund të hetojnë pa pengesa dhe ngërç, kur nuk kanë si të pandehur ministra. Duke bojkotuar Kuvendin në emër të moralit dhe drejtësisë për largimin nga kabineti të Bashës dhe Mediut, opozita do të rimerrte një akuzë të denjë, morale dhe humane të braktisur për faj të Edi Ramës në mënyrën më absurde (por lehtësisht të shpjegueshme) në momentet kur toka ende trandej nga shpërthimet dhe vajet për viktimat nuk kish reshtur. Do të tregonte se pa hetimin deri në fund të skandalit tragjik të Gërdecit dhe ndëshkimin e fajtorëve, në Shqipëri nuk mund të ketë drejtësi, gjë që do ta bënte edhe luftën për demokraci pa kuptim dhe false. Duke bojkotuar për Bashën dhe Mediun, opozita do ta zhvendoste qendrën e rëndesës së përpjekjes së saj politike nga demokracia te drejtësia, nga barazia te liria që duhet të jetë themeli i demokracisë. Eshtë një zhvendosje që duhet bërë sot, kur edhe fati i demokracisë, i lirisë dhe të drejtave qytetare, varet më shumë se kurrë nga drejtësia.