PS Balla kallezon levizjen Zgjohu per shpenzime te dyshimta

Partia Socialiste ka ngritur nje kallezim penal per levizjen Zgjohu. Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla ka dorezuar kallezimin ne Prokurorine e Rrethit gjyqesor Tirane. Ky kallezim ka te beje me shumta e dyshimta te parave te perdorura per reklama ne media nga kjo levizje si edhe perdorimi i gjuhes se urrejtjes ne spotet e pergatitura prej saj. Deputeti i PS-se Balla eshte shprehur se vetem gjate muajit shkurt kjo levizje ka shpenzuar 500 milion leke.
Ne kete fushate te paligjshme publicitare kunder opozites ka shpenzuar 500 milion leke me gjuhen e urrejtjes dhe shpifjes. Ku eshte KKRRT-ja ku eshte KQZ-ja qe nuk duhet te lejojne qe nje organizate e tille te perdore ne fushate nje gje te tille. Keto jane para te pista qe po perdoren ne nje fushate publicitare te pandershme. Drejtuesit e kesaj organizate do te duhet te japin shpjegime se nga burojne keto para tha Balla.