Topi:Debat, jo dhunë.Koha për projekte madhore
TIRANË- Debat në vend të gjuhës së vrazhdë dhe projekte madhore, në vend të premtimeve të castit. Ky është apeli i radhës i kreut të shtetit, Bamir Topi drejtuar politikës në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit, duke kërkuar prej saj sjellje qytetare dhe ballafaqim idesh. Politikanët duhet ta vendosim veten në pozicione qytetare. Jo dhunë por debat pasi njeriu i qytetëruar bën debat, punon me projekte dhe i ballafaqon ato. I ka kaluar koha premtimeve të çastit. Sot ka ardhur koha për projekte madhore tha Topi.
Deklarata është bërë në ceremoninë e dekorimit të personaliteteve të cilët kanë marrë pjesë në rrëzimin e simboleve të komunizmit, në të cilën kreu i hstetit u ndal edhe në fushatën zgjedhore.
Sipas Topit, zgjedhjet janë për qytetarët dhe qytetari duhet ta ndihej se këtu mbyllet një etapë dhe fillon një tjetër. Politikanët nuk na kanë në dorë jetën por kanë detyrimin të na administrojnë taksat tha ai.