PS, Balla: 1 mln të papunë, familja e kryeministrit pasurohet. Reagon Shkëlzen Berisha
TIRANË- Partia Socialiste në sajë të iniciativës “100 arsye për të larguar Berishën”, në ditën ndërkombëtare të familjes akuzoi qeverinë se ka rrënuar buxhetet e shqiptarëve. Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit ka reaguar menjehere sot ndaj akuzave të selisë roze.
Në një konferencë për shtyp, nga selia rozë, deputeti Taulant Balla, nënvizoi se Berisha dështoi me familjet shqiptare pasi sot numërohet 1 milionë të papunë, ndërkohë që sipas tij askush nuk e vë në dyshim që e vetmja ekonomi që rritet është ajo e familjes kryeministrore.
“Sot në mbarë botën festohet dita ndërkombëtarë e familjes, por në Shqipëri e vetmja familje që feston është familja në pushtet se kjo qeveri e dështuar dhe e korruptuar është tallur me familjet e thjeshta shqiptare. Sot shqiptarët duhet të kenë të qartë se ndërkohë që buxhetet e tyre rrënohen vetëm familja në pushtet në sajë të interesave korruptive dhe klienteliste e shndërroi PD në ‘parti familje’ dhe pushtetin në shërbim të interesave familjare. Shteti që ka braktisi familjen shqiptare në mëshirë të fatit dhe tani kujtohet për tu kërkuar votën shqiptarëve”, theksoi Balla.
Balla theksoi se kanë mbetur vetëm 39 ditë, nga dita që familjet shqiptare do të marrin frymë lirisht, pasi PS do të vendosë një vijë të qartë mes shtetit dhe pushtetit si dhe do 'rilindë' ekonominë, duke vendosur drejtësi sociale.
Shkëlzen Berisha: Shpifës, fokusohu tek gjyqet, jo shpifjet
Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit ka reaguar sot ndaj akuzave të selisë së PS ndaj familjes së Berishës.
Duke e akuzuar Taulant Ballës si shpifës, Shkëlzen Berisha bëri thirrje që socialisti të fokusohet tek cështjet gjyqësore të mbetura ende pezull.
“Sot në ditën ndërkombëtare të familjes z.Rama nxori shpifesin e tij z.Balla për të bërë të kundërtën e asaj që u zotua se nuk do të bënte në ditën ndërkombëtare të nënës. Përbaltjen e familjes se kundershtarit politik. Taulant Balla ka një historik të gjatë në marrjen përsipër të fajeve për Edi Ramën. Ai është shpallur fajtor për shpifje dhe është urdhëruar të kërkojë falje publike nga gjykata para dy ditësh për deklaratat e tij lidhur me gënjeshtra të tjera që nuk është i aftë t'i provojë. Tani që flasim, Z. Balla është duke anashkaluar nga frika ballafaqimin me më shumë se një duzinë familjesh të cilët i ofendoi para 6 muajsh. Z. Balla ka frikë të ballafaqohet në gjykatë me këto familje dhe e ka shtyrë gjyqin 7 herë në këto 5 muaj, ç’ka është një rekord i veçantë për çështjet civile. Z. Balla duhet të fokusohet më shumë në çështjet gjyqësore ekzistuese, sesa të fillojë çështje të reja” thekson Shkëlzen Berisha në një deklaratë për shtyp.
(d.b/e.m/BalkanWeb)