E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Baraj: Berisha refuzoi kompromisin e Parlamentit Europian



Partia Socialiste akuzoi nëpërmjet deputetit Besnik Baraj, Kryeministrin Sali Berisha se nuk pranon asnjë lloj kompromisi për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Sipas deputetit të selisë rozë, opozita i ka pranuar të gjitha propozimet e ndërkombëtarëve në shërbim të proceseve integruese të vendit dhe liberalizimit të vizave, ndërsa tashmë pengesë po bëhet Kryeministri Berisha. "Kjo është e papranueshme edhe për të majtët edhe për të djathtët e BE. është kjo arsyeja që si Doul ashtu dhe Shulz i kërkuan Berishës hapa kompromisi, që e theksojmë u pranuan nga PS dhe Rama. është vetëm Berisha që nuk i pranon, ai që nuk pranonte kompromis as në '97, që dogji Kryeministrinë në 98, që është përgjegjës për Gërdecin, për abuzimet e mëdha financiare në këto 5 vjet. Pse Sali Berisha ka frikë të hapë kutitë? Pse fshihet pas teknikaliteteve fiktive pa rëndësi? Prononcimet e shpeshta e thuajse të përditshme të përfaqësuesve të BE tregojnë qartë se kriza është prezente, se BE është e shqetësuar dhe se përgjegjësi që nuk pranon propozimin për hapa kompromisi është Sali Berisha", deklaron Besnik Baraj.
Deputeti socialist përfundoi prononcimin e tij për mediat dje, duke shprehur bindje e selisë rozë në drejtësinë e kërkesave të saj për transparencë dhe tha se "opozita do të vazhdojë luftën e vet për transparencë e standarde të kushtëzuara nga Këshilli i Kopenhagenit i vitit 1993".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›