E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimet,Qeveria nxjerr në shitje stadiumin “Qemal Stafa”



Erald Kapri

Qeveria nxjerr në ankand listën e radhës së objekteve dhe aseteve publike të cilat do të privatizohen. Këto asete do të privatizohet me procedurë ankandi të hapur ku çdo kush mund të marrë pjesë në procedurë për të blerë këto objekte. Bëhet fjalë për rreth 325 asete publike të shpërndara në të gjithë vendin, madje disa prej tyre janë tepër të kërkuara për të zhvilluar biznes. Kështu, Qeveria ka nxjerrë në shitje Klubin shumësportësh Partizani në Tiranë, Kinema Milenium 2, zyra, ish farmaci, uzina, magazina etj. Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka konfirmuar se për tu privatizuar do të jenë edhe stadiumet "Qemal Stafa" e "Asllan Rusi". "Ka ardhur nga Ministria e Kulturës një listë tjetër ku përfshihej stadiumi "Qemal Stafa", stadiumi Asllan Rusi", ka thënë Prifti. Në listë ndodhen edhe mjaft objekte të tjera sportive si pallate sportesh, por edhe objekte me përparësi turizmin. Kështu disa hotele që janë ende në pronësi të shtetit do të dalin në ankand publik. Të interesuarit për të marrë pjesë në këto ankande për të blerë objekte, duhet t'i nënshtrohen procedurës përkatëse. Fillimisht objekti mund të parablihet nga ish pronari i tokës, nëse ka një të tillë. Nëse s'ka pronar, atëherë çdo i interesuar fillimisht ngrin 20 për qind të shumës fillestare të objektit të bankë e më pas konkurron me ankand për të blerë objektin. Të interesuarit duhet të paraqesin kërkesën me shkrim për blerjen e objektit të regjistruar në protokollin e Ministrisë së Financave si dhe garancinë bankare (apo mandatpagesën), që vërteton ngurtësimin e 20 për qind të vlerës fillestare në lekë, vetëm për objektin, për llogari të Ministrisë së Financave, detyrimisht, brenda afatit të pranimit të kërkesave. Por fillimisht, nëse ish pronari i tokës ekziston, i cili konfirmohet me dokumente nga Agjencia e Pronave, nëse posedon më shumë se 70 për qind të truallit ku ndodhet objekti që do privatizohet, ka të drejtën e parablerjes. Nëse ai vendos ta parablejë, duhet të ngurtësojë një vlerë prej 20 për qind të objektit në bankë, ndërsa pjesën tjetër ai mund ta paguajë në bono privatizimi, pra 80 për qind të vlerës. Në këtë mënyrë, ish pronari përfiton truallin e tij që nuk e ka marrë ende por edhe objektin me 80 për qind me bono privatizimi. Në ankandet për shitjen e pasurive të shoqërive në likuidim e sipër, nuk zbatohet e drejta e parablerjes për ish-pronarët e truallit. Ata marrin pjesë në ankand si të gjithë të tjerët.

LISTA E OBJEKTEVE NE PROCES PRIVATIZIMI

Keshilli i Ministrave
"Sera dhe Magazine" ne Lagjen e Re Tirane
Stadiumi “Qemal Stafa”
Pallati i sportit “Asllan Rusi”

Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare
"Shtepia e pritjes" Elbasan;
"Lokali I berberit" ne Rrugen "Pjeter Budi" Tirane
"Godina 2 kateshe e oficereve" ne Pogradec

Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit
"Depo nr. 3" ne administrim te Ndermarrjes se Inputeve Bujqesore, Tirane
"Ish oficine" kati perdhe, e ish-Ndermarrjes se Farerave dhe Dritherave Foragjere, ne inventarin e Agjencise Kombetare te Duhan Cigareve Tirane
"Godine nje kateshe" ne Kreshpanj, ne administrim te Bordit te Kullimit Korce
Objekte te ish Ndermarrjes se Ujrave Bilisht
Sektori Erseke
1. Zyrat e ish Ndermarrjes Erseke
"Kati I trete" I objektit "Magazine 3 kat" ne Lagjen 14 Shkozet, Rruga "Asti Gogoli" te Ish Ndermarrjes Plantekstit
"Zyrat e ish Drejtorise se Ujrave" Bulqize
"Godina e ish NB Serra" Durres
"Ish laboratori I Drejtorise Rajonale te Bujqesise dhe Ushqimit" Gjirokaster dhe "Ish laboratori veterinar" Tepelene
"Magazine zyra eksperimenti (ndertese 2 kateshe)' Dobrac Shkoder e Qendres se Transferimit te Teknologjive Bujqesore Shkoder
"Shesh poligoni" Gramsh dhe "Zyra e sektorit" Cerrik
5 Objekte te ish Ndermarrjes se Duhan Cigareve Durres
"Hangar magazine", "Zdrukthtari" dhe "Zyrat e ndermarrjes (pjesore)" te ish Ndermarrjes Eterovajore Lushnje, ne administrim te Drejtorise Rajonale te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Fier
"Depo nr.3" e ish N.G.B Drithit, Fier
"Laborator ushqimor" Librazhd, ne administrim te Drejtorise Rajonale te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Elbasan
Objekte te ish Ndermarrjes se Bonifikimit Lezhe
Objekte te Bordit te Kullimit-Sektori Kurbin,
Kompleksi i Ri Blegtoral me 44 objekte, me vendndodhje prane Hotelit te Gjuetise Ishull Lezhe
Kompleksi i Vjeter Blegtoral me 12 objekte, me vendndodhje prane Hotelit te Gjuetise Ishull Lezhe
Objekte te Bordit te Kullimit Pogradec
Objekte te Bordit te Kullimit Vlore
"Grope Gelqereje me volum 10m3" ne Gramsh dhe "Poligoni I prodhimit te Parafabrikateve Murrash" ne Librazhd te Bordit te Kullimit Elbasan
"Ish Fabrika e Qumeshtit" Diber
"Ndertesa e Sektorit te nen Shkodres" ne fshatin Beltoje, Shkoder
"Depo patatesh" Vishocice, Bilisht, e Ndermarrjes se Inputeve Bujqesore, Tirane
"Magazine sektori Burrel, 2 kateshe soleta" dhe "Oficine sektori Burrel" te Drejtorise Rajonale te Ujrave Mat
"Oficine mekanike"dhe "Oficine e re"e ish Drejtorise se Ujrave Peshkopi
"Ish Pika e Riparaimit te Traktoreve"ne Mbrakuall, Berat
"Mence 1 kateshe" e Kompleksit Blegtoral te ish NB Bushat, Shkoder

Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
"Ish zyrat e vjetra" dhe "Ish ofiçina e vjeter" Drejtoria e Mirembajtjes se Rrugeve, Gramsh
Objekte te Institutit te Ndertimit Tirane
Tetoja
Laboratori I konstruksioneve
Ambientet ndihmese
Objekte te ish Kombinatit te Tekstileve
Objkete te N.F.N nr. Labinot-Fushe, Elbsan
"Farmacia e qytetit Rreshen"
"Dy garazhe prane poliklinikes se Qytetit te Korces"
"Vendroje e Sanatoriumit te Korces, me sip. 10 m2"
"Farmaci Komuna Dermenas" ne administrim te Drejtorise se Shendetit Publik Fier
"Farmaci Komuna Vajkan" ne administrim te Drejtorise se Shendetit Publik Fier
"Klinika dentare nr. 3" Tirane
"Ish Spitali I Vjeter" Rrogozhine
"Spitali Ortopedik" Plepa Durres
"Ish godina e higjenes" Gramsh
Ish Magazina e Klinikes Dentare" Librazhd
"Farmaci" (ish Ndermarrja Profarma) Librazhd
"Ish Kabinet Dentar" Librazhd
"Farmaci Tusha" dhe Farmaci Lissus" Lezhe
"Farmaci Prrenjas" Librazhd
Ish Laboratori I Kontrollit te Barnave, Elbasan
"Ish Magazinat e Spitalit" Gramsh
"Farmaci Prrenjas" Librazhd
Ish Ndermarrja Profarma Librazhd
"Farmacia nr.19" Tirane
"Konsultore nr. 3" ne Berat

Ministria e Arsimit dhe Shkences
"Administrata e shkollave" (ish Magazine dhe Zyra) e Qendres Ekonomike, Drejtoria Arsimore, Tirane

Ministria e Mjedist, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave
"Magazine" e Drejtorise se Sherbimit Pyjor Elbasan
"Magazine" e Drejtorise se Sherbimit Pyjor Tirane
"Zyra" te Drejtorise se Sherbimit Pyjor Tirane
"Hangare te bimeve medicinale" ne Shkoze, Tirane
" Sektori Pyjor Prrenjas"
Uzina e Superfosfatit Lac
Makineri dhe pajisje te Uzines se Superfosfatit Lac
"Shperndarja e Librit Shkollor" Sh.a
"Librari shkollore Mamurras"
Shoqeria "Prodhim Mobilje" Sh.a, Tirane
"Repartet e stazhionimit" dhe "Reparti I makinerise"
Uzina 12 & Ni-Co
"Librari nr. 3" Kukes
Ambient 6m2 i Dhomes se Tregtise Shkoder
Objekte te Uzines se Superfosfatit Lac
"Godina e Institutit te Studimeve dhe Projektimeve Metalurgjike Bradashesh" Elbasan
"Frigoriferi nr. 2" Yzberisht, Tirane
Objekte te Ndermarrjes Shteterore "Goma" Durres:
Objekte te N.F.I.L Shkozet, Durres
"Magazine 2 kateshe" Lushnje
Objekte te Deges Rajonale Bajram Curri
"Kati I katert I zyrave Pogradec" te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar
"Librari Shkollore Ulez"
"Linja e Prodhimit te Letres" ne ish Kombinatin e Drurit Lezhe
Objekte te Uzines Ni & Co Elbasan
"Uzina e perpunimit te naftes" ne Cerrik
"Magazina Rrembec, Korce e ndermarrjes "Frigoriferi nr. 2" Yzberisht, Tirane
Ndertesa e K.I.P-it, ne Elbasan, ne administrim te Drejtorise se Tensionit te Larte Elbasan
"Zyra e shefave", "Salla e kompresoreve 172" dhe "Kovacane"
"Librari shkollore ne Rrugen "Muhamet Gjollesha" Tirane
Objekte te ish Ndermarrjes Gjeologjike Shkoder
Zyrat e administrates
Magazina nr.1 qender
Magazine nr. 2
"Termocentrali Korce"
"Stacioni I Pompave te ujrave te perdorura nr.1" ne Pogradec
"Kati I trete I Deges se Sherbimit Gjeologjik Shqiptar Kukes"
"Ndertese per kapanon automjetesh", "Ndertese e Repartit Xhenerik", "Ndertese e Repartit Kovacan", "Ndertese e magazines" dhe "Repart marangozi" ne Tirane, te Sh.Gj.Sh
"Kati I pare (pas katit perdhe) I godines se Sh.a "N.P.V" Durres
"Reparti I Prodhimit te Veshjeve te Ushtrise ne Vlore"
"Reparti I Prodhimit te Veshjeve te Ushtrise ne Kukes"
"Objekti nr. 14"
"Dushe, Garderobe, Llambisteri" dhe "Mence e Zyra"te Sektorit te Traverbangut te Minieres Mborje-Drenove
"Magazine", "Repart riparim vagoni", "Depo karburanti" dhe "Garazhe" te Sektorit te Administrates, te Minieres Mborje Drenove
"Magazine e paperfunduar e parkut' prane ish Ndermarrjes Ndertim Miniera Metalifere Tirane, ne ruajtje te "Albminiera" Sh.a
"Stacion pompash faza II"
Pjeset shtese te objekteve "Reparti I katanges" dhe "Petezimi I pjesshem" te NPC Elbasan
"Obhjekti I tharjes se okalines" (Objekti nr. 54) I NPC Elbasan
"Oficine" e Sektorit Memaliaj
"Impianti I zbutjes se ujit (vaskat)" I Kombinatit te Tekstileve
"Librari artistike" Elbasan;
"Librari Artistike" Lezhe;
"Dyqan-Librari" ne Lagjen Jani Vruho, Berat.
"Librari nr. 5" ne Lagjen "Rust" Shkoder
"Ish Libraria e Ndermarrjes se Librit" ne Librazhd
1/2 Libraria nr. 1 dhe magazina, Libraria te Banka, Libraria te Tirana e Re
"Librari Artistike" Sarande
"Librari prane Teatrit Skampa"
"Librari nr. 1" Gjirokaster dhe "Libraria e re" Tepelene
"Libraria te treni", "Libraria perballe Arberise", Libraria prane ATSH-se", "Liraria tek 21 Dhjetori" Tirane dhe "Libraria nr.1" Kavaje
"Libraria e Enteve" Kucove dhe "Libraria" Polican
"1/2 e Librarise Qendrore" Erseke dhe "Libraia Barrake" Pogradec
"Libraria artistike" Lac
"Libraria nr. 1" Mat
"Librari nr.1" Kukes dhe "Librari Bajram Curri" Tropoje
"Librari Kali I Trojes"ne Vlore
"Librari artistike Puke"

Ministria e Brendshme
"Godina e oficerit te rojes", "Garazh" dhe "Bllok mence kuzhine dhe Magazine e banje" ne Lagjen nr. 6 Durres, ne administrim te Drejtorise se Policise Durres
I.Agjencia e Rezervave te Shtetit Lunder,Komuna Farke
"Ish Posta kufitare e tunelit Lin", Pogradec
"Depo vaji" Vlore, e Drejtorise se Pergjithshme te Rezervave te Shtetit
"Ish Posta Kufitare Qafe Thane" Pogradec
"Arshiva e Ministrise se Brendshme" ne Corovode
"3 Magazina 1 kateshe", "Kapanon I prishur me kollona", "Depo uji"dhe "Vendroje"e Agjencise Milot te Drejtorise Rajonale te Rezervave Materiale te Shtetit Mat
"Reparti ish Posta e Policise Kufitare"me vendndodhje ne Malin e Shengjinit, Lezhe
"Magazine nr. 6, nr. 7, nr. 8, nr. 9, nr. 10 dhe nr. 11" te Drejtorise Rajonale te Rezervave Materiale te Shtetit Vlore
"Komanda e Gardes se republikes" ne Tirane
"Depo nr. 1 me cati eterniti", "Depo nr. 6 me cati eterniti", "Depo nr. 7 me cati eterniti", "depo karburanti me cati eterniti", "Godine per roje", "Zyra dy kateshe" dhe "Peshore 30 ton" te Agjencise se Rezervave te Shtetit Berat

"Instituti I Riedukimit per te Mitur" Projske, Pogradec dhe "Burgu Bardhore" Kavaje
"Hotel Ylli" Qendra Balneare Hidrotermale e Llixhave, Elbasan (Po pregatitet dosja)
"Dy cerdhet e vjetra", "Repartet artizanale" dhe "Dy ambiente banimi"
"Bufe verande" dhe "Restorant, guzhine, verande"
"Ndertesa e Hidroelektros" (Vila nr. 9), ne plazhin e Durresit, ne administrim te Ndermarrjes Komunale Plazh, Bashkia Durres.
"Pallati I familjareve I ish Kooperatives Klenje"
"Dyqani I luleve" Durres
"Ish Zyrat e Kooperatives Bujqesore" te Fshatit Borsh, Sarande
Ish Qendra shendetesore" dhe "Ish zyrat e komunes dhe objekti i vendrojes se repartit ushtarak nr. 5500" Frasher, Permet
Objekt I paperfunduar I ish Ndermarrjes Artistike Shkoder
"Klub, Mence, Guzhine" ne Trebinje
Linja e Prodhimit te Letres, Kombinati I Drurit Lezhe
"Ish Zyrat e Ndermarrjes se Gjelberimit" Peshkopi
"Ish Banjot Publike"
"Ish Ambientet e ore-ndreqesve"
"Ish Magazinat e Ndermarrjes se Riparim Sherbimeve"
"Ish Kopeshti I vjeter ne lagjen "Vehbi Dibra"
"Hoteli I Ri (Turizmi)" ne Kukes
"Ish Shkolla fillore" ne Gostime, Elbasan
"Pallati I Sportit" Pogradec
"Kabina Plazhi 15 Ditore Iliria" ne Durres
"Magazine e ish Ndermarrjes se Farnave 2 kat", "Magazine e ish Fabrikes se Miellit" dhe "Zyrat e ish ndermarrjes se Farnave" ne Lushnje
"Reparti Fonderi Sinpepsa" I Uzines Mekanike Shkoder
"Reparti I Paketimit" I ish Ndermarrjes Tregtare te qytetit Bajram Curri
Ish Ndertesa e Kopeshtit, Cerdhe, Ambulance"ne Leminot,
"Kati I trete I Deges se Sherbimit Gjeologjik Shqiptar Kukes""
"Cerdhe nr. 9"ne lagjen "Deshmoret"prane Kishes Orthodokse, Vlore
"Ish Hoteli I Ushtarakeve" Puke
"Ish Dyqan ene kuzhine" dhe "Ish Dyqan artikuj te perzier" ne Dhermi
"Kati I dyte I ish drejtorise se Ndermarrjes se Perpunimeve Artizanale"ne Berat
"Salla e mbledhjeve (ne katin perdhe)" dhe "Dy garazhe" te ish Komitetit te Partise Kukes
2 objekte "Magazina" te Repartit Ushtarak nr. 5500 ne Frasher
Objekte te Ndermarrjes se Seleksionimit te Metaleve Elbasan
"Ish Shkolla e Vjeter Carshove"
"Ish Punetoria Ushtarake", "Ish Oficina Mekanike" "Ish Reparti I Tharjes se Frutave"
"Hoteli I ri" I Qemdres Balneare Llixhe Elbasan
"Serrat e luleve" Elbasan
"Rrobaqepesia Berat"
"Ish Klubi I Hotel Parkut" I PAM-it Kukes
"Klinike dentare" ne Lagjen "10 korriku" Vlore
"Stalla" te ish NB Maliq, Korce
"Rrobaqepesia Berat"
"Zdrukthtari" e ish Ndermarrjes Komunale Kukes
"Ish Konvikti ne Permet
"Ndertese e baltes dhe muri mbajtes I repartit te baltes", "Magazine ushqimore", "Magazine industriale", "Kinema dimerore", "Ish Ushtaraku", "Lavanteria" dhe "Zdrukthtaria" te Qendres Balneare Hidrotermale Llixhe, Elbasan
"Kuzhine, bufe dhe mence e punetoreve" Durres
"Ish Dushe"dhe "Banje per punetoret"ne Stacionin e Udhetareve Kavaje
"Godina e Radiostacionit, Kamez", "Ndertesa e Godines se ATSH-se, Komuna Dajt"
"Godina e ATSH-se, Ballenje, Martanesh"
"Ndertesa e ATSH-se, Nivice-Tepelene"
"Godina e Radiostacionit, Kamez", "Ndertesa e Godines se ATSH-se, Komuna Dajt", "Ndertesa e ATSH-se, Nivice-Tepelene" dhe "Godina e ATSH-se, Ballenje, Martanesh"
"Ish Zyrat e Doganes se Vjeter" ne Berat
"Garazh" prane Shtepise se Lindjes Pogradec
9 Kapanone me vendndodhje ne Lagjen "Varosh" Kruje
Ish Zyrat e Kooperatives ne fshtin Polene, Korce
Fabrika e Cimentos Vlore
"Vaska"me nr. 147/12-XII dhe nr. 147/12-XIII te ish Ndermarrjes se Rritjes dhe Zenies se Peshkut Durres
Objektet "Vaska" te ish Ndermarrjes se Rritjes dhe Zenjes se Peshkut Durres
"Lavanteri" dhe "Marangoza" te Kampit te Pioniereve Shiroke
"Vaska te Peshkimit"me nr. 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26 dhe 27 ne Drenove, Korce
"Punishtja e pastave"ne lagjen "Aqif Pasha"ne Elbasan
"Ish Magazine"(aktualisht Fast-Food) ne lagjen "Skender Libohova" ne Lushnje
"Stacioni Meterologjik" Uji I Ftohte, Vlore
Zyrat e drejtorise
Magazina 3 kat(227)
Magazina 145
Magazina 146
Magazina 229 (petzimi)
Magazina sheshi 4 nr.1
Magazine sheshi 4 nr.2
Depo armatimi
Zdruktaria
II.3 REPARTI I TELIT
II.4 NDERTESA TE PERGJITHSHME
III. UZINA E çELIKUT
III.1 UZINA E çELIKUT
III.2 KONVERTA
IV. TRANSPORTI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›