E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, të shtëname armë 2 policëvenë pranga autori

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar sot një 37-vjecar, i cili një ditë më parë ka tentuar të vrasë me armë gjahu dy punonjësit e policisë të shërbimit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Fier.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh kur patrulla e qarkullimit rrugor ka konstatuar të shtëna me armë gjahu tabelat sinjalistike të këtij aksi rrugor dhe në momentin e ndërhyrjes autori i dyshuar i kësaj ngjarje shtetasi Genci Hasanaj, banues në fshatin Markelliç- Patos të rrethit Fier, ju ka drejtuar armën dy punonjësve të policisë. Por falë ndërhyrjes së shtetasit A.S i cili ndodhej atje në ato momente arma e gjahut ka berë shkrepje në ajer.

Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje si dhe gjetjen e armës së gjahut. Materialet hetimore do ti dërgohen prokurorisë së Fierit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›