E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Basha te flase per pasurine e pasaportat

Në emër të Partisë Socialiste deputeti Erjon Brace i ka kërkuar sërish Lulzim Bashës të japë përgjigje për deklarimin e pasurisë dhe faktin që disponon jo një, por disa pasaporta.

Per zotin Brace pergjigjja e Bashes nuk eshte nje ceshtje personale por nje detyrim qe rrjedh sic tha ai nga ligjet ne fuqi. Sipas deputetit Brace sqarimi i dhene nje dite me pare nga ILKPD eshte jo serioz dhe ka gabime aritmetikore .

"Ne e konsiderojmë faj, mungesën e veprimit ligjor nga ILDKP për deklarimin e rremë të ministrit Basha lidhur me:shitjen e një prej shtëpive të tij të shumta, të shumpërfolurës shtëpi në Hollandë;shlyerjen e kredisë në shumën prej 199 726 euro me para që nuk egzistonin ligjërisht në kohën e deklaruar të shlyerjes së saj.Ne po presim që ministri Basha të përgjigjet për këtë mashtrim, ndërkohë që presim nga ILDKP veprim ligjor për këtë deklarim të rremë", tha Brace.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›