PS, Beqja: Arsyet pse shqiptarët protestojnë më 18 Shkurt
TIRANE-PS deklaroi sot se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar më 18 Shkurt.
Deputeti Ilir Beqja në një deklaratë për shtyp mesditën e së dielës thekson se qeveria Berisha po bëhet gati të privatizojë padrejtësisht 1280 prona publike duke kryer kështu sipas beqjas një grabitje të pastër.
Beqja theksoi se cmimet që rriten dita-ditës në vend janë shtysa më e mirë që shqiptarët të përgjgijen me protestë ditën e 18 Shkurtit.
“Me dy shifra po rritet buka, vaji sheqeri, gazi, nafta dhe së fundmi dhe barnat. Janë këto arsyet që shqiptarët do protestojnë në 18 Shkurt”, theksoi Beqja.
(d.b/BalkanWeb)