"Haaretz” jep sihariqin: Kolonët hebrenj do evakuohen
Në njoftimin e gazetës "Haaretz" nuk jepej një datë e saktë për largimin e këtyre avanposteve, ku jetojnë disa prej kolonëve më militantë në Bregun Perëndimor, por theksohej se ushtria zhvilloi disa manovra javën e kaluar për të përgatitur evakuimin e tyre.
"Haaretz", gazetë e majtë, njoftoi se ushtria po përgatiste "evakuimin e detyruar të 23 kampeve ilegale ushtarake në një ditë të vetme. Plani ishte hartuar nga sektori i sigurisë, me dijeni të kryeministrit Benjamin Netanjahu".
Izraeli është përballur me presionin diplomatik në rritje nga aleatja e tij kryesore, SHBA-ja për ndaljen e kolonizimit të Bregut Perëndimor, me qëllim nisjen e përpjekjeve të paqes me palestinezët.
Netanjahu nuk ka pranuar deri tani angazhime për ndaljen e plotë të kolonizimit, që përbën mospërputhjen më serioze mes Izraelit dhe SHBA-së, aleatja e tij tradicionale.