E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha cdo emigrant e llogarit si turist, qeveria ka deshtuar me turizmin

Perfaqesuesit socialiste kane paraqitur dje nje panorame te ndryshme nga ajo e kryeministrit Sali Berisha per turizmin. Deputetja e Partise Socialiste, Mimi Kodheli u shpreh, ne nje deklarate per mediat, se qeveria ka deshtuar me politikat e saj per turizmin. "Sali Berisha numeron per turiste cdo qytetar shqiptar apo te huaj, qe kthehet nga emigracioni apo qe tranziton ne Shqiperi, per arsye qe ne fakt nuk kane asnje lidhje me turizmin", u shpreh Kodheli. Ajo solli ne vemendje te opinionit numrin e madh te aksidenteve, kushtet e plazheve dhe bllokimin e rrugeve. "Perpara se te lavderohet per arritje ne turizem, Berisha duhet ta kuptoje se realiteti i turizmit shqiptar, jo vetem krahasuar me vitet e shkuara, por dhe krahasuar me vendet e tjera fqinje, le shume per te deshiruar dhe eshte ende shume larg asaj c'ka Sali Berisha trumbeton", u shpreh Kodheli. Duke ju referuar deklaratave te kryeministrit Sali Berisha, ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Kodheli u shpreh se me problematike, ne kete vit turistik kane aksidentet. Sipas saj shifrat e ketij viti e rendisin vendi tone ne te paret ne listen e endeve me vdekshmeri te lare ne aksidente rrugore. "Nese deklarohet qe turizmi eshte prioritet, e nese Kryeministri krenohet kaq shume me te, si ka mundesi qe aksidentet ne Shqiperi jane me te lartat per fryme ne Evrope", u shpreh ajo. Kodheli theksoi se cdo vit qytetaret gjendemi perpara fakti te mungeses se sigurise ne rruge. Sipas saj qeveria e ka thelluar dhe me tej kete problem duke lejuar vazhdimin e punimeve ne disa akse rrugore. "Kete vit pushteti ka vendosur ne menyre krejt te papergjegjshme te lejoje qe te kete punime ne disa arterie kyce te rrugeve te vendit, duke veshtiresuar levizjen dhe krijuar premisat per aksidente", tha Kodheli. Deputetja e PS-se theksoi se segmente si Durres-Kavaje, Ballsh-Tepelene, apo Gjirokaster-Sarande gjate sezonit turistik kane fluksin me te madh te automjeteve dhe nuk eshte normale qe gjate sezoni turistik te punohet. Q.Xhani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›