Meta: Nuk ka rezolutë për Kosovën

Një ditë pas deklarates së qarkulluar për mundësinë e shpalljes së pavarësisë së veriut të Kosovës nga sërbet e asaj pjese ka reaguar ministri i Jashtëm Ilir Meta i cili është shprehur se pavarësia e kosoves është e legjitimuar dhe e paprekshme. Ai gjithashtu deklaroi se Shqipëria nuk tenton të paraqesë asnjë rezolutë të njëanshme në OKB për Kosovën. " Kam thirrur ambasadorin e Serbisë në Tiranë ku i është bëre e ditur se Shqipëria nuk tenton të paraqesë asnjë rezolutë të njëanshme dhe nuk do donte që Serbia të paraqiste në OKB se kjo nuk kontribuon në paqen e stabilitetin në rajon", tha Meta.
Ndërkohë shefi i diplomacisë shqiptare ka folur edhe lidhur me ngjarjen në Himarë ku mbeti i vdekur Aristotel Guma. Meta theksoi se prokuroria është ajo që do të zbardhë krimin dhe do të vërë autorët para përgjegjësisë .
Një ditë më parë , Serbë të veriut kanë bërë gati një deklaratë me të cilën synohet shpallja e pavarësisë së territoreve serbe nga Republika e Kosovës, të cilën do të duhej ta aprovonte Kuvendi i Bashkësisë së Komunave të Kosovës dhe Metohisë.