E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia lë të lirë personin që goditi Braçen

Policia e Tiranës la të lirë personin që goditi paraditen e sotme deputetin socialist, Erjon Braçe.

Mësohet se Braçe nuk bëri kallëzim penal për shtetasin Rigels Shehaj, ndaj kjo çështje nuk do të ndiqet ligjërisht.

Nga ana e tij deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi se nuk ka pasur asnjë incident ndaj tij mëngjesin e sotëm. Në një konferencë për mediat, Braçe tha se s'ka pasur sherr.
"Nuk ka ndodhur asnjë lloj konflikti për makinë, nuk ka ndodhur asnjë lloj përplasje makine dhe as sherr për parkimin", u shpreh Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›