PS: Berisha dhe Bode, më të dëmshëm se kriza ekonomike e gjithë fqinjëve

Tiranë, 23 qershor, NOA Shqipëria po i rrit tejet ngadalë të ardhurat për frymë të popullsisë, krahasuar me vendety e tjera të rajonit, të cilat kanë kaluar krizë ekonomike.
Këtë e nënvizonte raporti i një dite më parë i Eurostat, i cili pavarësisht pretendimeve të qeverisë Berisha, tregon se Shqipëria vazhdon të mbetet ekonomikisht pas fqinjëve të saj rajonalë dhe shumë larg nga standartet e Bashkimit Evropian.
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka deklaroi sot nga selia rozë se Shqipëria e mrekullisë ekonomike e shkopit magjik të Sali Berishës është e njëjta Shqipëri që sipas Eurostat ka mbetur në fund listës, dhe sipas të dhënave të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë ne kemi ende shumë rrugë për të bërë për të kapur fqinjët tanë, edhe pse na kumtohet përditë nga foltorja kryeministrore se jemi të parët në botë.Xheçka theksoi se këto raporte të ekspertëve ndërkombëtarë dëshmojnë për një realitet të hidhur; tregojnë se gjatë viteve të fundit, ndarja dhe shpërndarja e pasurisë së prodhuar në këto vite është shumë e pabarabartë, ku shumica e shqiptarëve që prodhojnë këtë pasuri nuk kanë akses në të, ndërsa ata pak të privilegjuar të oborrit të pushtetit marrin shumicën e përfitimeve, jo nga puna e djersa e tyre, por nga lidhjet klienteliste që kanë krijuar me një pushtet të kapur nga mashtrimi politik e ekonomik.
Sipas deputetes socialiste, Sot çdo vend në rajon i cili ka kaluar krizë ekonomike por që nuk drejtohet nga Sali Berisha, është më i begatë e të ardhurat e banorëve të tij rriten më shpejt se në Shqipërinë e mrekullive ekonomike.
Ndaj dhe përfundimi në të cilin kanë dalë socialistët, është se Sali Berisha e Ridvan Bode janë më të dëmshëm për ekonominë e këtij vendi, sesa ka qenë kriza ekonomike për të gjithë vendet e tjerë.
mit./NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")