PS Berisha dhe Topi duhet te ishin ne varrimin e Konomit
Per here te pare opozita sulmon publikisht Presidentin e vendit Bamir Topi. Sulmet ndaj kreut te shtetit erdhen per mospjesemarrjen e tij ne varrimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Ish-ministri i Drejtesise deputeti i PS-se Fatmir Xhafaj e ka cilesuar si jo normale mungesen e Presidentit Topi dhe te Kryeministrit Sali Berisha ne varrimin e gjyqtarit. Te shtunen ne Vlore prane trupit te copetuar te magjistratit Konomi mungonte Kryeministri i vendit njeriu i qokave pa shkak. Ndodhej kilometra te tera larg nga ajo ceremoni mortore duke iu gezuar nje medaljeje qe i varen ne qafe njelloj si ato dhjetera medalje qe i jep cdo dite vetes per disa arritje qe i sajon vete dhe i gezon po vete mbi mure buze detit apo ne maje mali. Kryeministri buzeqeshte i lumtur duke jetuar jashte kohes dhe realitetit duke treguar se zia ne shpirt e nje populli te tere duke treguar se fataliteti qe troket per cdo qytetar eshte i huaj per ate vete. Edhe kreu i shtetit nuk u ndodh ne ate ceremoni mortore qe ishte me shume se aq ishte nje ceremoni mesazhi perball krimit e krimineleve qe synonin gjunjezimin e shtetit. shte kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise por nje nga aktoret me te rendesishem te sistemit te drejtesise. Si i tille magjistrati i ndjere Konomi e meritonte nje grusht dh edhe nga dora presidenciale. Kesaj here kreu i shtetit foli jo me heshtje sic ben zakonisht por foli me mospranine e tij tha Xhafaj. Me tej ai shtoi se vrasja erdhi nga mafia e tokes e cila ka si lajtmotiv O token o koken. Sepse kjo eshte mafia qe mund te ekzistoje vetem si nje simbioze kriminale me vete segmente te pushtetit. Sepse pushteti ka hipotekat ka komisionet e kthimit te pronave gjyqtaret e korruptuar e te promovuar permes korrupsionit. Sepse vertet pronat ndodhen ne bregdet ne Vlore ne Kavaje ne Gjirin e Lalezit e gjetke por fijet e tyre terhiqen ekskluzivisht ne Tirane. Ne Tirane qendron kumbari dhe klani i tij te tjeret ne rrethe jane vetem sejmenet. I gjithe ky debat u be gjate diskutimit te draftit per mbrojtjen e deshmitareve. Socialisti Namik Dokle kerkoi mbajtjen e 1 minute heshtje per gjyqtarin e vrare ne menyre mafioze Konomin. Ndersa deputetja e PS-se Felaj ka akuzuar qeverine se nuk mbrojti deshmitaret si Kosta Trebicka. Kjo gje u kundershtua nga ministri i Brendshem Bujar Nishani i cili theksoi se opozita nuk duhet te mbaje keshtu qendrimesh dhe se Trebicka nuk ka qene ne sistemin e mbrojtjes se drejtesise.