Sindikata e Minatoreve Ministri i Ekonomise Naco genjeu Parlamentin
Edhe dje qe nga ora 07.00 e mengjesit minatoret e Bulqizes jane grumbulluar para portes se minieres ku kane vijuar protesten e tyre deri ne oren 15.00. Gjate dites se djeshme vemendja e minatoreve protestues ka qene e perqendruar ne Kuvend ku eshte zhvilluar nje interpelance me ministrin e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco pikerisht per zgjidhjen e ngercit te krijuar ne kete miniere e cila prej gati tre muajsh vazhdon te qendroje e mbyllur si pasoje e protestes se minatoreve te cilet kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre nga ACR-ja. Ne nje komunikim te tij me mediat ne lidhje me interpelancen e Kuvendit kryesindikalisti Kol Nikolli ka deklaruar se ministri Naco genjeu kur tha se ka pritur ne bisedim Sindikaten e Minatoreve per problemin e Bulqizes. Po keshtu sipas Nikollit genjeshter eshte edhe deklarimi i ministrit se kompania ACR ka investuar 30 milione euro pasi kontrata e fabrikes se Elbasanit eshte e ndare nga ajo e minieres se Bulqizes duke mos pasur asnje lidhje me te. Ndaj sindikata dhe minatoret i kerkojne ministrit te Ekonomise Nasip Naco dhe atij te Punes Spiro Ksera nje ballafaqim publik per problemet e ligjshme me te cilat perballet miniera e Bulqizes. Sindikata denon bashkepunimin e ACR-se me ministrin Naco dhe Avokaturen e Shtetit per presionin e ushtruar ndaj sindikates. Nikolli tha se Avokatura e Shtetit beri nje padi farse ne gjykate e cila nuk eshte gje tjeter vecse nje tangjente financiare e hapur dhe shantazh e presion per tu mbyllur gojen minatoreve pasi kromi eshte pasuri kombetare.