PS: Berisha e Prifti, pergjegjes per permbytjet
TIRANE- Partia Socialiste i ripërsërit Prokurorisë kërkesën për fillimin e hetimeve për shkaqet që cuan në këtë katastrofë me autorësi shtetërore.“Deklarojmë me përgjegjësi të plotë, se nga të gjitha informacionet që ne kemi mbledhur dhe po administrojmë nga verifikimet në terren si dhe konsultimet me ekspertët hidroteknikë na rezulton se kjo përmbytje është një vepër penale e pastër abuzimi me detyrën si pasojë e së cilës janë rrezikuar jetët e disa mijëra banorëve të zonës së Shkodrës dhe janë dëmtuar me paramendim pronat e disa mijëra familjesh në këtë zonë.”- tha sot deputeti ende pa mandat i PS-së Taulant Balla. PS identifikon si persona përgjegjës kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Energjetikës, Dritan Priftin, “Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tretë kanë vënë në rrezik, me dashje dhe paramendim, sigurinë e kaskadës hidroenergjitike mbi lumin Drin, duke urdhëruar shkeljen në disa nene të Rregullores së Shkarkimit të Plotave në Hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.”- vazhdon deklaratën e tij nga selia rozë, Taulant Balla. “Sipas tij liqenet e tre hidrocentraleve mbi lumin Drin u frynë në mënyrë të qëllimshme, për të mos prodhuar energji, por për t’i zbrasur mbi Shkodër, ndërkohë që energjinë në muajt e shkuar dhe në vijim Shqipëria duhet të vazhdojë ta importojë nga Serbia.”Sipas PS shkarkimet nuk kanë kanë filluar më 30 dhjetor në kuotën 285.9 metra. Ajo pretendon se disponon dokumenta zyrtarë për fillimin e shkarkimeve më datën 2 janar, kur niveli kishte arritur 293.2 metra.(s.g/BalkanWeb)