E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga Shkodra e përmbytur: Kjo një katastrofë ekologjike

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga Shkodra pasi ka vizituar sërish zonat e përmbytura se ishte shmangur një katastrofë njerezore, dhe po punohet per te shmangur ate qe, deri më tani është katastrofë vetëm ekologjike. Në një mbledhje paradite në ambientet e Universitetit të Shkodrës me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, krerë dhe nënkryetarë të komunave e prefekturës, kryeministri falënderoi ata qindra burra dhe gra të komunave të përmbytura të Dajçit, Anës së Malit dhe Gurit të Zi që në bashkëpunim me autoritetet vendore e qendrore, në një përpjekje të jashtëzakonshme, bënë "që në një betejë që po vazhdon për gati dy javë të mos kemi as edhe një jetë njeriu të humbur". “Në këtë hark kohor të shkurtër janë evakuar mbi 5 mijë qytetarë nga zonat e përmbytura dhe mijëra krerë gjë e gjallë”, tha Kryeministri, duke vlerësuar në këtë operacion shpëtimi, si më të madhin në angazhimin dhe gadishmërinë e forcave të rendit, ushtrisë, etj. “Shkodra, -siç u shpreh Kryeministri,- njohu vërtetë ngjarjen më të rëndë ndoshta të 100 viteve të fundit, por Shkodra njohu dhe solidaritetin më të madh në tërë historinë e saj. Kreu i qeverisë theksoi se nën ujë qëndrojnë zona të tëra nga më pjelloret, që përbëjnë njëkohësisht edhe një nga zonat më të fuqishme të prodhimit bujqësor të vendit. “Qëndrojnë nën ujë territore të tëra nga më pjelloret në vend. Kjo ka qënë dhe është një nga zonat më të fuqishme të prodhimit bujqësor në vend”., vuri në dukje kryeministri. Ai kujtoi me këtë rast ndihmat e shumta nga vendet mike, si Kosova, Italia, Austria, Greqia, Franca, Maqedonia dhe një seri vendesh dhe organizmash të tjera ndërkombëtare që merren me fatkeqësi natyrore. “Soldariteti juaj, i komunave të Kosovës, qeverisë maqedonase kanë qenë dhe janë një mbështetje e madhe në kapërcimin e këtyre pasojave”, vijoi Berisha, duke falenderuar dhe qeverinë e Malit të Zi e cila dërgoi përfaqësuesit e saj dhe u anagzhua në një ndihmë shumë të çmuar. Kryeministri garantoi qytetarët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë se një punë jashtëzakonisht eficente ka bërë dhe KESH, Ministria e Energjetikës e cila me kompetencën më të madhe u përball me situatën më të jashtëzakonshme. Berisha zhveshi nga pergjegjesite KESH per shkarkimet ne hidrocentrale. "Siguroj se KESH ka zbatuar rregulloren per derdhjet. Projketet per HEC-et kane qene ruse nuk i hartuam e krijuam ne. Specialistet tane jane vetem zbatues te projekteve", justifikoi Berisha shkarkimet nga HEC-et qe po behen ditet e fundit. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›