E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogjani-PS: "Tuneli po mban te izoluar Veriun"

Partia Socialiste vlereson se skandali i tunelit eshte ende pa pergjigje. Gjate nje konference per shtyp, deputeti i kesaj partie Asllan Dogjani, tha se gjate fushates zgjedhore, Sali Berisha u premtoi shqiptareve se Shqiperia do te lidhej me Kosoven permes rruges se Kombit. "Sot, 6 muaj pas zgjedhjeve, te verteten e te cilave Sali Berisha e mban fshehur ne kutite e mbyllura te votimit, tuneli qe do te lidhte dy vendet tona, gjendet i shembur", u shpreh Dogjani. Sipas tij, "jo vetem qe rruga e premtuar nga Berisha nuk bashkoi dot edhe kete dimer Shqiperine me Kosoven, por eshte pikerisht kjo rruge, ai tunel qe u shemb bashke me korrupsionin e kesaj qeverie, qe sot mban te izoluar, te ndare nga pjesa tjeter e vendit, gjithe zonen e Veriut".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›