Koci: Duhet rindertuar e majta
Denis Dedej
Partia Socialiste e Vertete '91 ka ftuar dje cdo segment te majte, te reflektoje dhe te bashkohet ne nje proces te ri te rindertimit te identitetit politik te se majtes. Kjo eshte thirrja e bere nga kryetari i PSV '91, Petro Koci, gjate nje komunikimi per mediat. "PSV nderkohe ka filluar negociatat per bashkepunim me forca dhe levizje vertet te majta per ngritjen e nje unioni politik, alternativ ndaj sistemit te sotem Rama-Berisha", beri te ditur Koci. Sipas tij, krijimi i kesaj alternative behet imperativ, perballe rrenimit te identitetit te se majtes dhe shnderrimit te saj ne "te majte berluskoniane". Ai theksoi se "e majta berluskoniane" nuk lufton per demokraci, por vetem per pushtet ekzekutiv. Ish-deputeti i selise roze, thote se socialistet i kane fituar deri dje betejat politike, sepse diten te kombinonin luften per demokraci me garen per te merituar pushtetin. "Ky kombinim patriotik ka perbere edhe ndryshimin politik mes PS-se dhe PD-se nder vite. Sot PS dhe PD, jane vetem dy forca oligarkike qe luftojne per pushtet dhe asgje tjeter. Ky epsh i bashkoi ne projektin famekeq te sulltanatizimit te Kushtetutes dhe shtetit", komentoi situaten e fundit politike, Petro Koci. Me tej, ai tha se partia qe ai drejton ka hyre ne nje faze te re te ristrukturimit politik, statutor dhe organizativ. Kreu i Partise Socialiste te Vertete '91, njoftoi se ne perputhje me vendimin e Konferences II Kombetare te kesaj partie, po pergatiten ndryshimet ne statut dhe ne program. Pak kohe me pare, ish-funksionari i lart socialist hodhi ne tregun politik, gjashte pika propozimesh per zgjidhjen e krizes se marredhenies midis pozites dhe opozites. Pikat u vendosen gjate mbledhjes se Komitetit Pergjithshem Drejtues. "PSV '91 propozon; Ndryshimin e Kushtetutes ne favor te parlamentarizmit, ndryshimin e Kodit Elektoral ne favor te pluralizmit, ndeshkimin e manipulimeve te procesit zgjedhor te 28 qershorit 2009, hyrjen e opozites ne Kuvend, nenshkrimin e nje pakti politik ne favor te integrimit evropian te vendit dhe zgjedhjen konsensuale te Presidentit te ri sipas afatit kushtetues", propozoi lideri i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci. Ai gjykoi se pa ndermarre hapa konkrete per ndryshimin e marredhenieve kushtetuese mes institucioneve Parlament-Qeveri-President dhe per ndryshimin e Kodit Elektoral, nuk mund te kete zgjidhje afatgjate dhe te qendrueshme te krizes.
Propozimi
"Pa ndermarre hapa konkrete per ndryshimin e marredhenieve kushtetuese mes institucioneve Parlament-Qeveri-President dhe per ndryshimin e Kodit Elektoral, nuk mund te kete zgjidhje afatgjate dhe te qendrueshme te krizes", tha Koci.