E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Berisha kontrabande armesh me Iranin e Libine

Deputeti i PS-se Blendi Klosi tha dje se qeveria po furnizon me arme e municione disa nga regjimet me despotike e kriminale ne bote


TIRAN - Partia Socialiste ka akuzuar dje qeverine Berisha per kontrabande armesh me vende te cilat luftojne kunder interesave te partnereve tane nderkombetare. Pas denoncimeve nga mediat te skandaleve te radhes qe lidhen me armet sekretari Organizativ ne Partine Socialiste Blendi Klosi akuzoi Sali Berishen si fajtor qe i ka dhene bekimin e tij kesaj tregtie te piste.


Sikur te mos mjaftonte vjedhja e zgjedhjeve sikur te mos mjaftonte korrupsioni e aferat skandaloze te cdo ministri te ketij pushteti sot del ne pah nje tjeter e vertete e frikshme po del ne pah qe Shqiperia nen sundimin e Sali Berishes eshte transformuar ne nje qender te kontrabandes se paligjshme te armeve duke furnizuar me arme e municione disa nga regjimet me despotike e kriminale ne bote- deklaroi Klosi.


Sipas tij per faj te Saliut e per turpin e te gjitheve Shqiperia sot te furnizoje me arme edhe levizje terroriste e fundamentaliste qe luftojne sot kunder interesave te partnereve e vendeve mike te Shqiperise. Deputeti socialist solli ne vemendje deklaraten e ministrit Imami ne seancen e fundit plenare duke thene se ministri i radhes qe mbikeqyr kete kontrabande te turpshme deklaroi me paturpesi se qeveria e Jemenit kunder se ciles eshte ngritur sot ne kembe nje popull i tere per te kerkuar lirite e te drejtat na qenkerka nje vend aleat.


Po a nuk i vjen turp ketij ministri qe dikur kapardisej maje tankeve per te rrezuar Sali Berishen qe armet shqiptare po perdoren sot qe nga Libia e deri ne Jemen per te qelluar mbi qytetare te pafajshem qe kerkojne demokraci Po per Iranin cmund te na thote valle ministri Imami A mos eshte dhe ky nje vend mik qe Shqiperia te kthehet ne nje hallke kyce te transportit te armeve drejt ketij vendi qe sot kercenon interesat dhe sigurine e partnereve kryesore strategjike te Shqiperise-shtroi pyetjet deputeti socialist.


Po Hezbullahu shtoi ai qe kur na u be nje levizje mike qe ministri Imami te ndihmoje ne armatimin e tij me eksplozive e arme ne shkelje te plote jo vetem te miqesise e angazhimeve te sigurise ne kuadrin e NATO-s dhe aleances me Shtetet e Bashkuara por dhe ne shkelje te rezolutave te OKB-s.


Per zyrtarin e larte socialist ministri Imami po ndjek sot gjurmet e ministrit tjeter te regjimit Lulzim Basha miqesia e te cilit me Fazllicin e ka bere sot Shqiperine nje shesh me lule per gjithfare personazhesh nga Serbia. Personazhe te cilet shpesh kane luajtur nje rol kriminal ne masakrat e spastrimet etnike ne kurriz te shqiptareve te Kosoves e boshnjakeve por qe sot po pasurohen fale miqesise se tyre me pushtetare si Arben Imami e Lulzim Basha e me ndermjetesimin e seksereve si Damir Fazllic- theksoi Klosi.


Me tej ai vleresoi se Shqiperia eshte shnderruar sot ne nje parajse per kontrabandistet serbe te armeve dhe ne nje pazar te madh armesh e municionesh per regjime despotike e levizje terroriste e fundamentaliste nga mbare bota. Sipas tij Arben Imami e Lulzim Basha jane negociatoret e ketyre pazareve te pista por fajin per kete turp e ka vetem Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›