Vizat, qeveria miraton raportin
Fatjona Mejdini
Komiteti nderministror per integrimin, miratoi raportin per ceshtjet e liberalizimit te vizave qe do t'i shkoje Komisionit Evropian. Paralelisht tha kryeministri, qeveria po punon per te permbushur te gjitha detyrimet e saj. Mandati i dyte i qeverise, do te plotesoje brenda vitit te tij te pare, problemin kryesor qe kane shqiptaret sot, ate te liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Kjo ishte garancia qe dha kryeministri Berisha, ne mbledhjen e djeshme te Komitetit Nderministror per Integrimin, ne te cilen u miratua plani i veprimit per dialogun e liberalizimit te vizave. Sipas Berishes, liberalizimi i vizave do te zgjidhte shume probleme te qytetareve shqiptare, do te zhvillonte vendin ne disa plane. "Ky projekt eshte i rendesishem ne planin moral, sepse njeriu i lire leviz lirshem, eshte i rendesishem ne planin financiar, sepse tregu me i rendesishem, pas tregut te bukes, eshte tregu i vizave, i rendesishem ne planin e shkollimit", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij nje rendesi te madhe, liberalizimi i vizave ka edhe ne planin familjar. Ai theksoi faktin se Shqiperia, duke pasur rreth 25% te kombit te saj emigrant, eshte e krahasuar me vendet e tjera evropiane. "Asnje komb tjeter nuk ka ndarje me te madhe se sa ne, pasi ne kemi perqindjen me te larte te emigracionit te ri. Nuk gjej ndonje komb tjeter ne Evrope, te kete rreth 25 per qind te popullsise ne emigrim, sic i kemi ne. Jane prinder te ndare nga femijet dhe jane familjare te ndare nga familjet e tyre", vuri ne pah Berisha, planin social dhe njerezor te ketij procesi. Madje kryeministri, konsideroi se liberalizimi i vizave ishte perfitimi me i madh nga i gjithe procesi i integrimit te vendit. Ne kete kuader, Berisha deklaroi se predispozita e Komisionit Evropian per vizat, ishte reale dhe nga ana tjeter, qeveria ishte teresisht e angazhuar per ta permbyllur kete proces. Kryeministri vleresoi se kerkesat qe shtrohen jane te drejta, te arsyeshme dhe i takon qeverise t'i plotesoj ato, me seriozitetin me te madh. Ndonese Berisha theksoi se nga komisionet e KE-se, ka pasur vleresime shume pozitive per sa i perket ketij procesi, ende qeveria ka detyra qe duhet t'i permbush, per te realizuar ato. "Duhet te jemi realist, se ky proces kerkon pune te madhe dhe reforma te thella, te cilat ne po i bejme", deklaroi Berisha. Sipas tij, nje ceshtje e cila kerkonte zgjidhje, ishte edhe ajo e Qendres Nderinstitucionale te Rojes Bregdetare. Sipas Berishes, per ndertimin e kesaj strukture, duhet te merren modelet me te mira evropiane. Kryeministri deklaroi se ne kuader te ketij procesi, duhet te forcoheshin agjencite dhe institucionet shqiptare. Rruga drejt integrimit, per kreun e qeverise, ka perpara sfida te medha, por e rendesishme eshte, qe qeveria ka vullnet absolut per t'i plotesuar ato.
Pasurimi
Kryeministri Berisha sqaroi dje, se integrimi ishte nje rruge e gjate dhe e veshtire dhe ajo nuk lidhej me pasurimin e shpejte te qytetareve. Ne kete kuader, ai mori si shembull rumunet dhe bullgaret, rrogat mesatare te te cileve jane nen nivelin e atyre te shqiptareve.