E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, qeveria gjermane mbeshtet Shqiperine

Gjermania mbeshtet nje projekt te UNODC-se, per permiresimin e sistemit te kontrollit kufitar, luften kunder krimit te organizuar, trafikut te qenieve njerezore dhe kontrabandes ne Shqiperi. Ne kete menyre, Gjermania ndihmon Shqiperine te permbushe kushtet e formuluara nga Komisioni i BE-se per liberalizimin e vizave. Kete e ka bere te ditur dje, Irene Eidemüller, zedhenese shtypi e ambasades gjermane, ne nje deklarate per mediat. Sipas saj, qe prej disa vitesh UNODC, po realizon projekte te cilat kane per qellim, te mbeshtesin permiresimin e strukturave te sigurise ne shtetet e Evropes Juglindore, duke lehtesuar keshtu afrimin me strukturat euroatlantike. Krahas permiresimit te sistemit te kontrollit kufitar, ne fokus te projektit ne fjale qendrojne disa masa per forcimin e sistemit te se drejtes penale, ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar dhe trafikut te qenieve njerezore. Gjithashtu nje rendesi e vecante i kushtohet nje bashkepunimi te forte, midis policise dhe prokurorise. Eshte e nevojshme qe prane strukturave te policise shqiptare dhe administrates doganore, te ngrihen struktura trajnuese dhe te forcohet bashkepunimi rajonal. Komisioni i Bashkimit Evropian se bashku me autoritetet shqiptare, ka pergatitur te ashtuquajturen "Visa Road Map" per liberalizimin e vizave, e cila tregon kushtet qe duhet te plotesoje Shqiperia, per te realizuar liberalizimin e vizave. Ky projekt e mbeshtet Shqiperine ne kete rruge, ne fushat e menaxhimit kufitar, luftes kunder krimit te organizuar, trafikut te lendeve narkotike dhe qenieve njerezore, fusha ne te cilat sipas raportit te fundit te Komisionit te BE-se, duhet te punohet me tej. Eshte parim i pergjithshem i Gjermanise, te kontribuoje per zgjidhjen e konflikteve dhe konsolidimin e paqes ne kuader te pergjegjesise se perbashket te komunitetit te shteteve. Republika Federale e mbeshtet fuqishem kete angazhim politik, nepermjet nje kontributi financiar deri ne 462.000 euro, te cilat do t'i vihen ne dispozicion UNODC-se brenda ketij viti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›