E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, akuza pa baza per zgjedhjet

Demokratet reagojne ndaj deklaratave te kryesocialistit Rama se do te beje transparencen e plote te zgjedhjeve, duke perdorur te gjitha mjetete demokratike, deri dhe protesten ne rruge. Mehilli, zedhenesja e PD, u shpreh se "Edi Rama, ne apologjine e humbjes, serish akuzoi procesin zgjedhor, mohoi duke trilluar e mashtruar per te vertetat mbi kete proces, me i miri ne historine e vendit. Ai deklaroi per mungese transparence per procesin parazgjedhor. Pergjigjen me te mire ia dhane qytetaret shqiptare, 1.4 milione e te cileve moren leternjoftimet elektronike, duke hedhur poshte me percmim thirrjet e tij per te mos i marre ato". Sipas saj, procesi i Beratit, tregoi se sa gabim e kishte me akuzat, nderkohe qe ka akuzuar Ramen se ka ushtruar presion mbi Kolegjin Zgjedhor. "Krahasimi i pozites se tij me ate te Kryeministrit fitimtar eshte shume i pafat. Kercenimet e tij jane aq te padenja sac jane edhe perpjekjet e tij si humbes, per te damkosur zgjedhjet, vetem e vetem per te maskuar disfaten e tij", tha Mehilli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›