PS: Berisha mbolli injorancë, analfabetizmi u rrit ndjeshëm
Tiranë- Partia Socilste ka reguar sot lidhur me raportin e Bankës Botërore mbi analfabetizimin, duke bërë fajtore qeverinë. Në një deklaratë për mediat deputetje Ledi Shamku u shpreh se qevria gjatë tetë viteve e rrënoi tërësisht sistemi arsimor, ndërsa tha se vendi ynë renditet mes vendeve më të prapambetura në botë.
Nga raporti i fundit i PISA, del haptaz se 57 % e 15 vjeçarëve në shkollat tona janë analfabetë funksionalë. Analfabetizëm funksional do të thotë se pavarësisht se ti mund të dish thjesht të shkruash e të lexosh, mbetesh te ai cak pasi ato pak njohuri nuk të vlejnë për të prodhuar punë e dinjitet për veten, familjen dhe për shoqërinë. Pra janë aftësuar të lexojnë sa për të plotësuar llotot apo për të parë reklamat me të cilat mbushin kohën e lënë bosh nga papunësia. Shikoni grafikun, vendi ynë renditet i katërti nga fundi në botë dhe prapa le vetëm Azerbajxhanin, Kazakistanin dhe Kirgistanin. I katërti nga fundi në botë, për turp të botës. Llogarisni pak çdo të thotë cilët janë nxënësit 15 vjeçar të sotëm. Janë të gjithë të shkolluarit në këto 8 vjet të qeverisjes Berisha, janë ata që e kanë nisur klasën e parë me nisjen e mandatit të tij të parë,- tha Shamku.

Renditja e analfabetizmit
Sipas saj një ndikim të madh ka edhe varfëria në vend, duke shtuar se për shkak të gjendjes ekonomike shumë fëmijë nuk arsimohen. Shamku u shpreh se pas 23 qershorit do të ketë një zhvillim të sistemit arsimor.