Fundjavë verore në prill, temperaturat e larta sjellin plazhin në bregdet (FOTO)
Durrës- Temperaturat e larta kanë bërë që këtë fundjavë qytetarët ti drejtohen detit për tu freskuar. Edhe pse zakonisht prilli është karakterizuar nga rreshje, moti i sivjetshëm ka sjellë çeljen e sezonit turistik para muajit maj.
Ditën e sotme grupmosha të ndryshme kanë pushtuar bregdetin e Durrësit, ndërsa ka pasur shumë persona të mbërritur nga Tirana. Edhe pse uji nuk ka arritur temperaturën ideale për plazh, ka nga atë që tentojnë të zhyten.
Fillimi i parakohsëhm i sezonit turistik ka gjetur të papregatitur bizneset, pasi mugesa e shezlloneve ka bërë që të kthehet mënyra tradicionale e plazhit, duke u shtrirë mbi rërë.
Sipas meteorologëv edhe nesër do të vijojë të jetë një mot i nxehtë, por temepraturat do të jenë akoma në rritje duke shkuar deri në 31 gradë celsius në kryeqytet.
Nis sezoni turistik
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 2