Idrizi: Askush nuk i përçan çamët në të djathtë apo të majtë
Tiranë- PDIU-ja ka zhvilluar sot një mbledhje më Këshillin e saj Kombëtar, ndërsa kreu i saj Shpëtim Idrizi, u shpreh se çështja çame nuk dutet të trajtohet politikisht. Sipas tij askush nuk sjell përçarje në komunitetin çam.
Ata smund të përçajnë dot në të majtë dhe të djathtë komunitetin çam, nuk mund të përçajnë dot kauzën tonë- tha Idrizi.
Më tej Idrizi foli për rezolutën çame, e cila sipas tij ka qenë një nga qëllimet kryesore të PDIU-së. Gjithashtu ai u shpreh se forca që ai drejton do të dalë e sukseshme në zgjedhje. Sot çështja çame u shndërrua në çështjen kryesore të pazgjidhur të kombit shqiptar, por që është shtruar për zgjidhje në analet diplomatike. Sot për çështjen çame ka një rezolutë të Parlamentit shqiptar. Rezoluta ka qenë dhe mbetet stacioni më i rëndësishëm i aktivitetit tonë tonë politik brenda një mandati. Ajo ka qenë aksioni ynë më i madh politik dhe ne sot duhet të jemi krenarë që ja dolëm në miratimin e saj- tha Idrizi.
Kreu i PDIU-së nuk harroi ti përgjigjet edhe sulmeve të kreut të opozitës duke thënë se shefi i PS-së po përdor një gjuhë që i takon politikës së vjetër, me sulme personale e denigruese që nuk i shërben bashkëjetesës së sotme mes njerëzve dhe politikës.