E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, përkujtohet aktori Bekim Fehmiu

Aktorë e personalitete të jetës publike e politike përkujtuan në ambjentete e kinemasë ABC në Prishtinë aktorit e madh shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu.

“ Kjo letër është testament i babës të cilën e kam gjetur në dhomën e tij. Kisha pasur dëshirë t’jua lexoj... Njeriu këndon pas luftës. Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë dhe ëndrra më nuk kam. Votra më është shitur, nënës flokët e thinjura ja kam kreh. Unë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur, unë jam i etshëm për ajër, qumësht dhe për këtë vesë të bardhë të mëngjesit” tha Uliks Fehmiu, i biri i Bekim Fehmiut.

“Unë mendoj se bota nuk ishte e gatshme për një burrë aq të sinqertë dhe të rreptë, një aktor që ishte vullkan ndjenjash, një burrë që ende po-në e kishte po dhe jo-në jo, virtyt ky i rrallë sidomos sot. Një burrë me një memorie të shkëlqyer që nga ditët e rinisë dhe nga gjithë opusi i madh i njohurive të tij” tha aktori Blerim Gjoci.

“Bekim Fehmiu është përkujdesur që çështjen e prezencës së tij fizike ta rregulloj shumë mirë, kësaj çështje ja kushtoj gjithë jetën e tij duke punuar me një përkushtim prej asketi dhe Bekimi tani nuk ka nevojë të jetë prezent fizikisht këtu në mesin tonë pasi që veprat e tij ashtu siç ndodhë edhe në veprat e të gjithë gjenive që e mbijetojnë kohën ja kanë siguruar pavdekësinë sa te jetë koha” tha aktori Bajrush Mjaku.

“Dua vetëm të them se që ne dy kemi kaluar 40 vite së bashku” tha Petriq, bashkëshorjta e Bekim Fehmiut.

Një ditë më herët familjarët e ngushtë të aktorit të madh shqiptar me famë botërore, ashtu siç e kishte lënë amanet ai, shpërndanë hirin e tij në Lumbardhin e Prizrenit.

Bul Salihu

< I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›