PS: Berisha nuk e do bashkëpunimin me opozitën

Partia Socialiste ka reaguar sërish sot pa shtyrjes së shqyrtimit të paketës së saj për ndryshimet kushtetuese nga Këshilli i Legjislacionit.
Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj theksoi se kryeministri Berisha nuk e kërkon bashkëpunimin me opozitën.
“Çudia e opozitës është shtyrja e nismës nga deputetët e mazhorancës me arsyetimin se u duhet kohë e mjaftueshme që të njiheshin me projektin. Kërkuan kohë për shqyrtimin e paketës kur një ditë më parë e kishin cilësuar si paçavure. Kërkuan kohë ata që prej ditësh e kanë pasur në dorë projektinligj por si ushtar të bindur votojnë ligjet që kanë ardhur në parlament të hënën dhe i votojnë të enjten. Ata që çirren për imunitetin, për integrimin, për afatet që po ikin sigurisht pas shtyrjes së paketës së PS-së nuk kanë më të drejtë të bërtasin se ditët po ikin dhe imuniteti nuk po miratohet. Kryeministri nuk duhet të drejtojë më gishtin nga opozita se po bllokon. ” tha Xhafa.
vijon..