Kosovë, shpallen rezultatet paraprake të raundit të dytë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar në 10 komuna, që janë: Gjilani, Rahoveci, Sharri, Kaçaniku, Klina, Mitrovica, Lipjani, Vushtrria, Malisheva dhe Viti.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur një fitore në 5 komuna, në Besianë, Burim, Kastriot, Kamenicë, Artanë (Novobërdë).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) arriti një fitore në 3 komuna, Pejë, Junik, Therandë.
Partia Liberale Serbe (SLS) në një komunë – Shtërpcë dhe Refki Suma, kandidat i pavarur, në komunën e Hanit të Elezit.
Në Prizren kandidati i PDK-së ka 42 vota më shumë se kandidati i LDK-së, por fituesi do të dihet pasi të numërohen edhe 1 602 votat me kusht.
Këto rezultate paraprake u publikuan disa orë pas mesnate nga Komisioni Qendror Zgjedhor.