PS-Berishes: Na fute ne borxh
Selia roze akuzon qeverine se ka futur vendin ne borxhe te medha publike, ne menyre te vecante me ndertimin e rruges Durres-Kukes. Borxhe, te cilat do ti shlyejne qytetaret shqiptare. Ylli Manjani, tha dje se vetem me vendimet e pa zbatueshme, qeveria e Sali Berishes ka nxjerre nga buxheti i shtetit deri me sot, 600 milione euro. "Me keto vendime te pazbatueshme qeveria e Sali Berishes ka lidhur kontrata e ka marre kredi duke thelluar borxhin publik. Ky skandal i rende shteteror eshte deshmi e faktit se Sali Berisha dhe klani i tij nuk pyesin as per Kushtetute, as per ligj e as per shtet", akuzoi Manjani. Sipas tij, PS verifikoi nje e nga nje te gjitha fletoret zyrtare te vitit 2006, ku pretendohet se jane marre te gjitha vendimet per ndertimin e rruges Durres-Kukes, dhe rezulton se 3 nga 4 vendimet e pretenduara, nuk jane aspak te botuara ne Fletore Zyrtare. "Vendimet numer 158, nr. 481 dhe nr. 460 date 10.07.2006, qe i pandehuri Basha dhe Kryeministri pretendojne se jane marre ne qeveri, nuk gjenden ne asnje flete te fletoreve zyrtare te shtetit", vijoi Manjani. Ne nje kohe kur dihet se cdo vendim sipas tij, publikohet detyrimisht ne Fletore Zyrtare dhe vetem atehere marrin fuqi. Per kete arsye, PS denoncoi dje skandalin e radhes, qe lidhet me korrupsionin e rruges Durres-Kukes. "Botimi i ketyre vendimeve, lidhet drejtperdrejt me fuqine juridike te vete akteve. Kjo do te thote se vendimet e qeverise qe nuk botohen ne fletoret zyrtare nuk kane asnje vlere juridike. Ato jane juridikisht jane zero, nul dhe te paqena. Si te tilla keto vendime kane qene dhe mbeten te pazbatueshme", theksoi Manjani. Ai i kerkoi Prokurorise se Pergjithshme, qe te vleresoje keto fakte skandaloze. Sipas Manjanit, i pandehuri Lulezim Basha tashme eshte krejtesisht i deshtuar ne perpjekjen e tij per t'u vetembrojtur publikisht me keto vendime. "Ështe i deshtuar, sepse keto vendime ligjerisht nuk ekzistojne. Ato jane pa vlere e pa fuqi juridike edhe ne kete moment qe po flasim. Keto fakte tregojne qarte se si Sali Berisha dhe zedhenesit e tij mashtrojne rende opinionin publik kur pretendojne se qeveria ka vendosur per cdo procedure te kesaj sipermarrje publike", u shpreh socialisti. PS theksoi dhe njehere Manjani, denoncon kete skandal teper te rende- pra te harxhimit te parave te shqiptareve jo thjesht pa tender, por tashme edhe pa akte juridike. "Denoncojme kryeministrin Sali Berisha si shkaterruesin e rendit kushtetues, Ministrin e drejtesise se kohes, Aldo Bumci, qe kishte per detyre botimin e akteve te shtetit, si dhe Ish ministrin e pandehur Lulzim Basha pozita juridike e te cilit tashme sa vjen e rendohet", nenvizoi Manjani. Rozeta Rapushi