E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Te denohen Sekretaret e Pare dhe ish-ministrat

Partia Levizja e Legalitetit i beri thirrje maxhorances qe te mos perjashtoi denimin e Sekretareve te Pare dhe ministrave te diktatures gjate zbatimit te ligjit per hapjen e dosjeve qe pritet te miratohet sot ne Kuvend. Ne nje deklarate per median kryetari i PLL-se, Ekrem Spahiu theksoi se ku ligj do te ishte i cunguar ne rast se jashte tij do te liheshin figura te cilat kane urdheruar edhe denimet e ish te persekutuarve politike.

" Si nje ceshtje shume te rendesishme per shtresen tone te masakruar nga diktatura komuniste, ne theksojme ne menyre te qarte se ligji per pastertine e figurave do te ishte krejtesisht i cunguar dhe i kompromentuar ne rast se do te bente perjashtime specifike per sekretaret e pare dhe ministrat e diktatures", theksoi ne fjalen e tij pas mbledhjes se Keshillit Drejtues te PLL-se, Ekrem Spahiu. Sipas tij, PLL ka kerkuar ne vazhdimesi denimin e krimeve te komunizmit dhe gjejme rastin te vleresojme iniciativen e maxhorances per hartimin e projektligjit "Per pastertine e figures se zyrtareve te larte dhe te zgjedhurve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›