E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Spiunet", gjyqtaret kunder PD

Gjyqtaret i shtohen radhes se te pakenaqurve ndaj projektligjit qe maxhoranca do te votoje sot ne Kuvend per "Pastertine e Figurave te zyrtareve te larte te shtetit". Shoqata Kombetare e Gjyqtareve, shprehu dje shqetesimin, se projekti po miratohet me shpejtesi te cuditshme dhe demokratet nuk shqetesohen aspak se gjyqtaret qe preken ne menyre te drejtperdrejte nga ky projektligj, nuk u eshte marre mendimi. "SHKGJ shpreh e indinjuar shqetesimin e saj ne rritje per mosperfshirjen e gjyqtareve ne diskutimin e projekt-ligjeve ku parashikohet te vendoset lidhur me organizimin, funksionimin dhe statusin e tyre", u shpreh dje kryetarja e shoqates, Manjola Bejleri. Sipas saj, kjo menyre te proceduari eshte kthyer ne nje vazhde, e cila vazhdon te thellohet, me shqyrtimin e miratimin me nje shpejtesi te cuditshme te disa ligjeve te rendesishme qe kane te bejne direkt me gjyqesorin. Ne emer te shoqates, kritikoi faktin se maxhoranca, nuk po respekton asnje standard demokratik te gjithperfshirjes brenda nje kohe te mjaftueshme per diskutimin e tyre, natyrshem qe vihet ne diskutim qellimi qe synon te arrijne dhe marredheniet juridike qe kerkojne te realizojne ligjberesit. "I kerkojme Qeverise dhe politikaneve, qe ne respektim edhe te Rekomandimeve te organizmave nderkombetare e se fundmi te Raport-Progresit te vitit 2008 te Komisionit te Komunitetit Evropian, te hartojne nje strategji te detajuar e te kujdesshme per zhvillimin e reformes ne drejtesi, duke respektuar standardin e gjithperfshirjes, te konsultimit brenda nje kohe te mjaftueshme per te perftuar mendimin e te gjitha paleve", tha Bejleri. Kryetarja permendi, se ideja e projekt-ligjit per verifikimin e figurave te pushtetareve ka 15 vjet qe eshte ne sirtarin e Kuvendit dhe te te gjitha partive politike, dhe ky Kuvend nuk gjen as 15 minuta kohe per ta konsultuar me Pushtetin Gjyqesor. Ajo theksoi se nje proces i tille kaq i rendesishem, duhet te jete ne pajtim me parimet e Kushtetutes se Shqiperise ne lidhje me pavaresine e gjyqesorit dhe ne perputhje me standardet nderkombetare. Po keshtu, verejti se procesi, duhet te permbushe standardin demokratik te gjithperfshirjes dhe marrjes se mendimit jo vetem te te gjithe subjekteve qe trajtohen ne kete ligj por edhe te konstitucionalisteve, te grupeve e organizatave te tjera te shoqerise civile. "Ky proces konsultimi duhet te trajtohet brenda nje kohe te arsyeshme e te mjaftueshme", vijoi Bejleri. Reagimin publik, kryetarja e cila foli ne emer te gjyqtareve, tha se behet ne mbrojtjen e pavaresise, integritetit dhe krijimit te shtetit te se drejtes ne nje Shqiperi demokratike ka treguar se eshte dhe do te jete nje pjesemarrese aktive e reformes ligjore. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›