Te perndjekurit kerkojne ndeshkim
Ne kulmin e debatit per projektligjin e hapjes se dosjeve, te perndjekurit politike thone se nisma eshte shume e bute, ne krahasim me krimet qe diktatura kreu ndaj tyre. Drejtori i Pergjithshem i Institutit te ish te Perndjekurve, Simon Miraka, tha dje se ligji eshte i papershtatshem per vete shkallen e larte te krimeve qe diktatura komuniste kreu ne vendin tone. "Ështe nje nisme shume e bute, qe nuk ve perfundimisht drejtesine ne vend. Shqiperia ka kaluar nje diktature komuniste shume te me eger se cdo vend tjeter i Evropes Lindore, qe do te thote qe ligji shqiptar duhet te ishte shume me i rrepte", tha Miraka. Ai sulmoi dhe gjyqtaret qe kerkojne mos miratimin e ligjit, ne menyre te vecante, kryetaren e shoqates se gjyqtareve Manjola Bejleri. "Bejleri beri deklaraten e radhes kunder institucionit te Parlamentit, duke u kthyer ne origjinen e saj komuniste, u hodh ne sulm kunder projektligjit", tha Miraka. Sipas tij, dhunuesit e te drejtave te nje populli te tere nuk mund e nuk duhet te jene ne Parlament, Presidence apo ne Prokurori. Me gjithe rezervat, ish te perndjekurit, theksojne se miratimi i nje ligji te tille eshte i domosdoshem. Madje, duhet te ish miratuar shume kohe me pare.
Projekti, PD rreth 75 vota ne Kuvend
PD i ka votat e duhura ne Kuvend per te kaluar draftin per hapjen e dosjeve. Ndonese demokratet nuk mbeshteten nga PBDNJ dhe PDK, pjesa tjeter e maxhorances ka gati me shume se 71 vota. Sipas perllogaritjeve, demokratet kane 43 deputete. Po te shtosh dhe votat e sigurta te aleteve, PR dhe PAA, numri pro nismes shkon ne 61. Me votat e deputeteve Demokrat-Reformator, shifra shkon ne 68. Nderkohe qe eshte dhe grupi parlamentar i Qendres ai qe i jep maxhorances edhe 7 vota te tjera, duke cuar numrin ne 75 vota.