E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Brace: Berisha po bllokon hetimet e Gërdecit

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Brace tha se Berisha dhe qeveria e tij jo vetëm nuk kërkuan falje për 26 viktimat por në këto 300 ditë kanë bërë të gjitha përpjekjet për moszbardhjen e të vërtetës. 

TIRANE- Partia Socialiste akuzon kryeministrin shqiptar, liderin e partisë në pushtet, Sali Berisha se po bllokon hetimet mbi “vrasjen masive” të ndodhur 10 muaj më parë në Gërdec të Vorës, pak km larg Tiranës. Në një prononcim për mediat nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Brace tha se Berisha dhe qeveria e tij jo vetëm nuk kërkuan falje për 26 viktimat por në këto 300 ditë kanë bërë të gjitha përpjekjet për moszbardhjen e të vërtetës. “Qeveria shkeli ligjet duke shkaktuar vdekjen e 26 personave. Kryeministri ende nuk ka bere nje analize te krimit qe ndodhi”- tha Brace

I pyetur në lidhje me hyrjen në fuqi të ligjit të dosjeve, Brace tha se Partia Socialiste do të conte në Gjykatën Kushtetuese ligjin për "Pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë".
Presidenti i Republikës Bamir Topi i hapi dje rrugën hyrjes në fuqi të ligjit të lustracionit, ose të ashtuquajturit ligj të hapjes së dosjeve përmes heshtjes. Sipas Kushtetutës, kur kalohet afati 20 ditor brenda të cilit presidenti duhet të shprehet, ligji konsiderohet i dekretuar dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›