Ngircat, shkaktojnë probleme të shumta në veri të vendit
Ngircat si rezultat i temperaturave të ulta po shkaktojnë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në veri. Akulli në Qafën e Malit që lidh rrethet veriore si Kukësi, Tropoja dhe Puka, ka arritur në 15 cm, vështirësi po krijohen dhe në furnizimin me energji
PUKE- Ngrin Qafa e Malit, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrethet Pukë, Kukës, Has dhe Tropojë. Shirat po shndërrohen në akull si pasojë e temperaturave nën zero në këto zona, ndërsa akulli në Qafën e Malit kanë arritur deri në 15 centimetra, duke sjell probleme kështu jo vetëm për rrugët por edhe për përcjelljen e energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm në Pukë, Kukës, Has dhe Tropojë. Linja 110 kilovolt e Fushë Arrëz, Kalimash, Kukës pësoi difekt dy ditë më parë si shkak i ngricave duke lënë në errësirë banorët e këtyre zonave për disa orë deri në riparimin e saj.
Reshjet e shiut që më pas janë transformuar në akull kanë vijuar edhe sot në zonat malore, ndërsa mneodhet se po të vazhdojnë edhe më gjatë ato do të shkaktojnë shkëputjen e linjave të tjera që cilësohen si të shkallës së vështirësisë së lartë. Krahas defekteve në linjat e tensionit të larte 110 kilovolt, probleme ka patur edhe në përcjellësit elektrik të tensionit të mesëm 220 kilovolt, ku dëmet më të mëdha në këto linja janë regjistruar në rrethin e Tropojës. Ndërsa për rrugët vetëm gjatë kësaj të enjteje Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në rrethin e Pukës, ka paralajmëruar tre firmat e nënkontraktuara për pastrimin e rrugëve ose do të shkëpusë marrëdhëniet me to si shkak i mos marrjes së masave në rast të bllokimi të rrugëve.
Pas orë pas një njoftimi të tillë 6 furgona me pasagjere dhe me mjete të tjera më të vogla u bllokuan për disa orë në Qafën e Malit në afërsi të Pukës si shkak i orteqeve dhe ngricave të pa pastruara. (a.r/news24/balkanweb)