PS, Brace: Hetim faturave abuzive te energjise
TIRANE- Partia Socialiste denoncoi skenarin politik ku sipas saj është përfshirë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, lidhur me faturimin e energjisë për shqiptarët.
“Grabitja me faturat e energjisë elektrike, duke aplikuar cmimin e rritur të energjisë elektrike me fuqi ligjore që më 1 janar, që në muajin dhjetor nuk është gabim njerëzor por veprim I qëllimshëm dhe I vetëdijshëm që ka arkëtuar për llogari të monopolit OSSH të ardhura të paligjshme duke konsumuar vjedhjen e hapur të 1 milionë konsumatorëve shqiptarë.”- deklaroi sot deputeti socialist Erion Brace.
Sipas PS-së alibia e përsëritur e “gabimit njerëzor” është e papranueshme. Sipas Braces ky operator për shkak të fushatës zgjedhore të kryeministrit Berisha nuk pranoi të rriste cmimin e energjisë gjatë vitit 2009, duke bërë që të rriste abuzimet në fillim të 2010.
“Përmasat kësaj grabitjeje të verifikuar dëshmuar dhe paguar nga cdo kryefamiljar shqiptar, biznes i vogël apo i madhe konsumatorë të tjerë publik, përbën një provë të qartë për një veprim të qëllimtë të paligjshëm por përfitues”- deklaroi deputeti socialist.
Për abuzimin me 1 milion fatura të konsumatorëve PS kërkon hetimin nga prokuroria. Sipas të majtëve privatizimi i OSSH-së u vërtetua se nuk pëmirësoi cilësinë dhe shërbimin për konsumatorin.
Që nga muaji dhjetor ajo duhet të jetë një cështje në hetim, dhe në gjykim. Vjedhja është e provuar nga faturat. Përmasa e saj tani duhet hetuar vetëm nga prokuroria”.
PS reagoi dhe për deklaratën e ministrit të Energjitikës për të privatizuar cdo aset dhe pronë të shtetit. Sipas PS-së është një mënyrë e korruptuar dhe e padobishme për qytetarët e cila nuk do të mbushë arkat e boshatisura të shetit por vetëm xhepat e pushtetarëve.
(s.g/BalkanWeb)