PS Brace Rritja e cmimeve shtoi varferine
Partia Socialiste akuzoi dje qeverine se eshte e paafte per te mbajtur nen kontroll rritjen e cmimeve duke e bere ne kete menyre edhe me te veshtire jeten e qytetareve. Sipas nenkryetarit te grupit te PS-se Erion Brace qeveria po vret shqiptaret me papunesine. Qeveria nje muaj me pare i vrau fizikisht shqiptaret te papune e pa te ardhura. Por ka te pakten tre muaj qe po i vret biologjikisht duke i mohuar cdo sherbim jetesor - tha Brace ne nje konference per shtyp. Ai u shpreh se ne dy muajt e fundit cdo familje shqiptari eshte ne veshtiresi te madhe per shkak te cmimeve ne rritje te pandalshme dhe kjo ndodh sipas tij per shkak te keqqeverisjes. Cdo familje shqiptare eshte ne veshtiresi te medha per shkak te rritjeve te cmimeve per shkak te monopoleve te nje grushti politikanesh te korruptuar ne pushtet qe po percaktojne cmimet e cdo produkti per cdo shqiptar per shkak te shpronesimit te vazhdueshem te cdo shqiptari nga pasuria publike prej vendimmarrjes se paligjshme te te njejtit grusht politikanesh te korruptuar ne pushtet. Secili ne qeveri po perfiton cdo shqiptar i zakonshem po paguan - deklaroi deputeti i PS-se. Ne fund te fjales se tij Brace kerkoi nga ministri i Ekonomise shpjegime dhe pergjegjesi te menjehershme te tij per rritjen e pandalshme te cmimit te ushqimeve baze dhe energjise elektrike.